Art&Argëtim

Telashe për Taylor Swift, 33-vjeçari tenton të hyjë në banesën e këngëtares në Nju Jork

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tha se ai u akuzua për dy akuza secila për ngacmim dhe përndjekje. Incidenti vjen disa ditë pasi shtëpia e Swift-it dukej se ishte shënjestër e një tentative për vjedhje.

23 Janar 2024, 12:03 Nga E.d
Telashe për Taylor Swift, 33-vjeçari tenton të hyjë
Taylor Swift

SHBA- Një burrë është arrestuar dhe akuzuar për ngacmim dhe përndjekje të këngëtares Taylor Swift. David Crowe u vu në pranga pranë shtëpisë së Taylor Swift në Nju Jork.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tha se ai u akuzua për dy akuza secila për ngacmim dhe përndjekje. Incidenti vjen disa ditë pasi shtëpia e Swift-it dukej se ishte shënjestër e një tentative për vjedhje. Në atë kohë këngëtarja ishte larg shtëpisë duke mbështetur të dashurin e saj lojtar NFL, Travis Kelce, pasi ekipi i tij Kansas City Chiefs luante Buffalo Bills. 

Swift është përndjekur dhe herë të tjera nga persona që synojnë shtëpinë e saj në Nju Jork në Kaliforni dhe në Rhode Island. Në vitin 2022, një burrë u arrestua pasi drejtoi në gjendje të dehur një makinë në banesën e fitueses së Grammy në Nju Jork. Një tjetër person, Roger Alvarado, hyri në shtëpinë e saj dhe u gjet nga policia duke fjetur në shtratin e saj. 

taylor swift

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Janar 2024, 20:17 h.k

Hedy Lamar, gruaja që shpiku WiFi-n

Foto ilustruese SHBA-Hedy Lamar ishte një ikonë bukurie. Ajo u nda nga jeta më 19 Janar të vitit 2000 duke lënë pas një...