Bota

"Harku i Ribashkimit", Koreja e Veriut shkatërron monumentin që simbolizonte pajtimin me Korenë e Jugut

Javën e kaluar, Kim e përshkroi Korenë e Jugut si "armikun kryesor" të vendit të tij duke përjashtuar çdo mundësi bashkimi me të.

23 Janar 2024, 16:18 Nga N.F

"Harku i Ribashkimit", Koreja e Veriut shkatërron monumentin

Monumenti

KOREA E VERIUT- Një monument në kryeqytetin Phenian që simbolizonte pajtimit mes Korenë e Jugut dhe asaj të Veriut u shkatërrua me urdhër të liderit të saj Kim Jong Un. Javën e kaluar, Kim e përshkroi Korenë e Jugut si "armikun kryesor" të vendit të tij duke përjashtuar çdo mundësi bashkimi me të.


Imazhet satelitore nga Pheniani treguan sot se monumenti - një hark që simbolizonte shpresat për ribashkimin e Koresë, i ngritur pas një samiti ndër-korean në vitin 2000 - nuk ishte më aty. Informacioni transmetohet nga NK News , një media online e lajmeve që monitoron se çfarë po ndodh në Korenë e Veriut. 

Kim e quajti monumentin një "furmë" në një fjalim në Asamblenë e Lartë Popullore më 15 janar, kur ai urdhëroi ndryshimin e Kushtetutës për të etiketuar Korenë e Jugut si "armikun parësor, të pandryshueshëm dhe kryesor", njoftuan mediat zyrtare.


Tensionet janë përshkallëzuar në gadishullin korean pasi forcat ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut rritën stërvitjet ushtarake në përgjigje të testeve të armëve nga Koreja e Veriut, e cila ka thënë se është gati për një "luftë bërthamore" me armiqtë e saj.

 

 

korea e veriut korea e jugut kim jong un

Sondazh

Poll