Udhëtuan 15 orë drejt Britanisë në frigorifer, identifikohen 39 viktimat vietnameze të gjetura në kamion
8 Nëntor 2019, 19:04Nga DOSJA
ANGLI- Emrat e të 39 shtetasve vietnamezë, të cilët u gjetën të vrarë në një kamion frigorifer, muajin e kaluar në Essex të Anglisë, u publikuan nga policia.
Dhjetë adoleshentë, përfshirë dy djem nga 15 vjeç, janë në mesin e viktimave.
Trupat e tyre u gjetën më 23 tetor, rreth 32 kilometra larg Londrës.
“Prioriteti ynë ka qenë t’i identifikojmë viktimat, të ruajmë dinjitetin e atyre që kanë vdekur dhe të mbështesim miqtë dhe familjet e viktimave”, tha ndihmësi i shefit të policsë në Esiks, Tim Smith.
Procesi i identifikimit të viktimave ka zgjatur pak më shumë se dy javë.
Komisioni për identifikim, i mbikëqyrur nga policia, ka përdorur gjurmët e gishtërinjve, ADN-në, të dhënat dentare dhe shenjat dalluese të trupit, si tatuazhe dhe plagë, për të konfirmuar emrat e viktimave.
Shumica e atyre që kanë vdekur kanë qenë në të 20-at dhe 30-at. Tetë kanë qenë gra.
Të gjitha viktimat vinin nga Vietnami qendror ose verior.
Policia tha se autoritetet tani po diskutojnë mënyrat për riatdhesimin e trupave.
Frigoriferi kamion me viktimat besohet se ka hyrë në Britani nga Belgjika.
Shoferi i kamionit, Maurice Robinson, nga Irlanda Veriore, është paraqitur në gjykatë si i akuzuar për vrasje.
Procedimet e ekstradimit kanë filluar edhe kundër 22-vjeçarit Eamonn Harrison, i cili është arrestuar në Dublin, me një urdhër-arrest evropian.
Policia po kërkon gjithashtu dy vëllezër nga Irlanda e Veriut, Ronan dhe Christopher Hughes, nën dyshimet për vrasje dhe trafikim të njerëzve.
Në dy provinca të Vietnamit janë bërë po ashtu 11 arrestime në lidhje me vdekjet.
Kamioni me 39 viktima u gjet orët e para të mëngjesit të 23 tetorit në një park Essex, dhe deri më tani është arrestuar shoferi 25-vjeçar i mjetit të transportit.
GJERMANI– Aktorja hollivudiane, Sharon Stone është vlerësuar si “Femra e vitit” nga “GQ Men”, në një ceremony të organizuar në Berlin.61-vjeçarja, teksa ...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të premten se NATO-ja duhet të rritet dhe të ndryshojë përndryshe rrezikon të vjetërohet. Komentet e tij vijn...
FRANCË- Roger Matassoni, një ish-prift, i cili akuzohej për pedofili ndaj disa besimtarëve, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Agnetz të Parisit, 3 ditë ...
GREQI– Prindërit e Konstantinos Katsifas, i cili u vra një vit më parë në Bularat, i kanë dërguar një letër kryeministrit Grek, Mitsotakis për të ushtruar presi...
ANGLI– Ditën e sotme mediat e huaja kanë raportuar se një rajoni verior dhe ai qendror i Britanisë së Madhe është përfshirë nga përmbytje masive, ku për pasojë ...
SHANGAI- Dy shokë që po pinin kafe kanë parë vdekjen me sy, pasi një dritare ra nga lartësia dhe u përplas drejtpërdrejtë me tryezën e tyre. Dy miqtë ishin ulur...
SERBI- Një tjetër vend po planifikon të blejë raketa anti-ajrore ruse pavarësisht paralajmërimit të SHBA-së për sanksionet. Bëhet fjalë për Serbinë, ku Rusia do...
Itali- Një fenomen natyror që në fakt është i rrallë ka ndodhur së fundmi në Itali. Një tornado në det ka zgjuar sot të mahnitur banorët e Genovas.Tornadoja ka ...