Bota

Panik në zemër të Prishtinës/ ‘Luftë’ me plumba në lokalin luksoz, katër të plagosur, rojet nuk ndërhyjnë dot

9 Nëntor 2019, 07:59 Nga DOSJA
Panik në zemër të Prishtinës/ ‘Luftë’ me

KOSOVË– Një shkëmbim zjarresh është shënuar mëngjesin e sotëm në zemër të Prishtinës, në një prej lokaleve më të dëgjuar të vendit.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin ‘’Duplex Premium’’, ku dy persona të paidentifikuar filluan të qëllonin me armë zjarri, ndërsa më pas disa të tjerë janë përfshirë në konflikt.

Rojet e lokalit janë gjetur në një situatë të vështirë dhe e kanë pasur të pamundur që të neutralizonin agresorët, të cilët u larguan nga vendngjarja.

“Më 09.11.2019, rreth orës 02:00, policia është njoftuar për një përleshje mes dy grupeve në rrugën ‘Rinia’. Në këtë përleshje kanë mbetur të lënduar katër persona që janë dërguar për trajtim mjekësor.”

Ndërkohë që autorët e sherrit janë shpallur në kërkim, deri më tani Policia ka arritur që të gjejë tre pistoletat, me ta cilat dyshohet se është zhvilluar sherri.

(k.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosove te shtena me arme ne kosove kosove te shtena me arme ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 8 Nëntor 2019, 19:23

SERBI-  Në kuadër të “Minishengenit Ballkanik”, presidenti serb, Alekasandër Vuçiç ka ftuar Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi në bisedime.“E rëndësi...