Bota

I moshuari pëson sulm në zemër gjatë fluturimit, avioni i nisur për në Egjipt bën ulje të detyrueshme në Greqi

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë e EKAV-së, e cila e ka marrë burrin dhe e ka transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Heraklionit.

22 Janar 2024, 21:39 Nga r.ll
I moshuari pëson sulm në zemër gjatë fluturimit, avioni i
foto ilustruese

GREQI- Një 73-vjeçar pësoi një atak në zemër teksa ishte në një aeroplan që ishte nisur nga Holanda për në Egjipt. Aeroplani në të cilin ndodhej i moshuari u detyrua të bënte ulje të menjëhershme në aeroportin e Heraklionit. 

Sipas "Protothema", avioni është ulur në aeroportin e Heraklionit, pasi 73-vjeçari është dashur të dërgohet menjëherë në spital. 

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë e EKAV-së, e cila e ka marrë burrin dhe e ka transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Heraklionit. Gjendja shëndetësore e 73-vjeçarit është e qëndrueshme, ndërsa avioni është nisur drejt Egjiptit.

aeoporti i heraklionit

Sondazh

Poll