Ekonomi

Zjarri shkrumbon shtëpinë e familjes nga Laçi: Mezi shpëtuam kokën (FOTO+VIDEO)

1 Mars 2019, 21:08 Nga DOSJA
Zjarri shkrumbon shtëpinë e familjes nga Laçi: Mezi

LAÇ- Familja e Dode Gjokës në qytetin e Laçit ka mbetur në qiell të hapur.

Varfërisë së tejskajshme dhe vetmisë së tyre (çifti nuk ka fëmijë) ju shtua edhe djegia e banesës.

Familja Gjoka banon në lagjen nr 2 të qytetit të Laçit, asnjëri prej tyre nuk kanë pension, që të dy janë të sëmurë dhe nuk kanë fëmijë.

Djegia e plotë e banesës i ka lenë ata në qiell të hapur dhe natën mbështillën me plastmas pranë një kasolle bagëtish që e kanë pranë banesës së djegur pasi nga pamundësia nuk mund të rregullojnë asgjë nga banesa totalisht e shkrumbuar.

E vetmja e ardhur që ka kjo familje janë 3000 lekë në muaj që ato marin nga një përkrahje sociale që kanë filluar t’ja japin vetëm para pak kohësh nga bashkia e Laçit.

Dode e Dila Gjoka thonë se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga përplasja e telave si pasojë e erërave të forta.

Unë, thotë Dila, dola të shoh bagëtinë në stan se mendova se mos po na vidhnin bagëtitë, kur pashë që po na digjej banesa, menjëherë dolëm jashtë e mezi shpëtuam kokën.

 

Të pyetur nëse bashkia ka marrë ndonjë masë për t’i ndihmuar ata thonë se përfaqësues të bashkisë kanë evidentuar dëmet e shkaktuara nga djegia e banesës por asnjë masë apo ndihme nuk i është dhënë nga ana e tyre.

Në moshë të thyer, të sëmurë e në një varfëri ekstreme, tragjedisë së çiftit të vetmuar i shtohet edhe djegia e banesës në mes të të ftohtit.

Burrë e grua bëjnë thirrje për ndihmë nga shteti e kushdo që ka mundësi, me shpresën e madhe se dikush do i vijë në ndihmë për t’ja lehtësuar sado pak vuajtjet e tyre të paktën të kenë një vend ku të strehohen.

(B.B./ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale çifti në qiell të hapur shkrumbohet shtëpia në laç çifti në qiell të hapur shkrumbohet shtëpia në laç

Sondazh

Poll