Bota

Krerët e Kosovës bëjnë homazhe të varri i Rugovës, Osmani: Ia kushtoi çdo ditë të jetës lirisë dhe pavarësisë së vendit

Në një fjalë që mbajti para mediave, Osmani tha se Rugova në një kohë të vështirë arriti të ndërtonte aleanca, të cilat edhe sot i duhen Kosovës.

21 Janar 2024, 10:26 Nga M.B
Krerët e Kosovës bëjnë homazhe të varri i Rugovës,
Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në homazhet e bëra në nder të ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 18 vjetorin e vdekjes së tij. Në një fjalë që mbajti para mediave, Osmani tha se Rugova në një kohë të vështirë arriti të ndërtonte aleanca, të cilat edhe sot i duhen Kosovës. Presidentja shtoi se do të ecin drejt realizimit të plotë të vizionit të Rugovës për Kosovë të pavarur, sovrane, te integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme më SHBA-të.

“Sot përkujtojmë presidentin historik të Republikës së Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, atin themeltar dhe arkitektin e pavarësisë së vendit tonë, njeriun i cili ia kushtoi cdo ditë të jetës së tij lirisë dhe pavarësisë së vendit dhe punoi në radhë të parë bashkë me popullin e Kosovës e në radhë të dytë bashkë me aleatët tanë në mënyrë që sot ta gëzojmë këtë të vërtetë pas shumë sakrificash të popullit tonë. Presidenti Rugova arriti që në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për popullin tonë, të ndërtojë aleanca të cilat edhe sot i duhen Kosovës, prandaj sot e përjetë do t’i ruajmë këto aleanca që do të na ndihmojnë që të ecim përpara drejt realizimit të plotë të vizionit të presidentit historik për një Kosovë të pavarur, sovrane, të integruar në BE e NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA’të. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, tha Osmani. 

kosova ibrahim rugova vjosa osmani

Sondazh

Poll