Bota

Guterres flet për kundërshtimin e Izraelit ndaj zgjidhjes me dy shtete: Është e papranueshme

Kujtojmë se ditën e djeshme, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se dëshira e tij për kontroll të sigurisë mbi të gjithë territorin në perëndim të Jordanisë është në kundërshtim me ekzistencën e një shteti palestinez.

21 Janar 2024, 07:44 Nga r.ll
Guterres flet për kundërshtimin e Izraelit ndaj zgjidhjes me dy
antonio guterres

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e quajti kundërshtimin ndaj një zgjidhjeje me dy shtete të papranueshme.

“Refuzimi për të pranuar zgjidhjen me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët dhe mohimi i të drejtës për shtetësi për popullin palestinez janë të papranueshme”, tha ai në një postim në X. Guterres shtoi se e drejta e popullit palestinez për të ndërtuar shtetin e tij duhet të njihet nga të gjithë, shkruan CNN.

Kujtojmë se ditën e djeshme, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se dëshira e tij për kontroll të sigurisë mbi të gjithë territorin në perëndim të Jordanisë është në kundërshtim me ekzistencën e një shteti palestinez.

Në një postim të veçantë, Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit Itamar Ben Gvir ripohoi gjithashtu refuzimin e tij të një shteti palestinez. 

“Unë mohoj një shtet palestinez. Gjithmonë!” Ben Gvir tha në X.

21 janari 2011

Sondazh

Poll