Bota

Sulmi raketor në Damask/ Presidenti i Iranit: Nuk do të ngelen pa përgjigje

Irani konfirmoi më herët sot se katër anëtarë të Gardës së tij Revolucionare u vranë në sulmin raketor në Damask. Disa anëtarë të forcave të armatosura siriane u vranë gjithashtu, tha Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) në një deklaratë, të raportuar nga Al Jazeera.

20 Janar 2024, 21:08 Nga r.ll
Sulmi raketor në Damask/ Presidenti i Iranit: Nuk do të ngelen pa
pamje pas sulmit

IRAN- Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, u zotua ditën e sotme të ndëshkojë Izraelin për një sulm që vrau pesë anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit, sipas mediave shtetërore iraniane.

"Republika Islamike nuk do t'i lërë pa përgjigje krimet e regjimit sionist," tha Raisi në një deklaratë duke dënuar sulmin, shkruan The Guardian. 

Irani konfirmoi më herët sot se katër anëtarë të Gardës së tij Revolucionare u vranë në sulmin raketor në Damask. Disa anëtarë të forcave të armatosura siriane u vranë gjithashtu, tha Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) në një deklaratë, të raportuar nga Al Jazeera.

Organizata e lajmeve raporton gjithashtu se një nga të vrarët e IRGC-së besohet të jetë kreu i departamentit të inteligjencës së forcës Quds, njësia më elitare e IRGC-së.

 

ebrahim raisi

Sondazh

Poll