Aktualitet

Mbi 40 centimetra borë në Pukë, vështirësi në qarkullim, erërat e forta po përhapin borën e pastruar në rrugë

Ne njoftim gjithashtu bëhët me dije se për të pastruar rrugën po punohet me 4 borëpastruese.

20 Janar 2024, 13:52 Nga N.F
Mbi 40 centimetra borë në Pukë, vështirësi në
Foto ilustruese

PUKË- Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi ka bërë të ditur situatën në lidhje me aksin malor Vau Dejes-Pukë-Kukës dhe Ura e Çerenecit-Bulqizë ku trashesia e borës ka arritur deri në 40 centimetra. Ne njoftim gjithashtu bëhët me dije se për të pastruar rrugën po punohet me 4 borëpastruese. Vështiresi në qakullim ka edhe segmenti Fierzë-Qafë Shllak.

Njoftimi i plotë:

Në aksin malor Vaudejes-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë ka reshje të shumta dëbore, ku në Qafë Mali arrijnë deri në trashësi 40-50cm. Në terren po punohet me 4 borëpastruese, qarkullimi kryhet me vështirësi dhe me kujdes, sidomos në segmentin Fierzë-Qafë Shllak pasi ka erë të fortë që e përhap borën nga bankina në rrugë, duke sjellë edhe prezencë të orteqeve, çka vështirëson punën e borëpastrueseve. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve si dhe shmangia e këtyre akseve nga drejtuesit e mjeteve deri në qetësimin e situatë

puke moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll