Aktualitet

Moti i keq në vend/ Dëbora bllokon disa akse rrugore në Shkodër, probleme edhe me energjinë elektike

Në qytetin e Shkodrës mësohet se disa akse rrugore janë bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

20 Janar 2024, 11:12 Nga N.F
Moti i keq në vend/ Dëbora bllokon disa akse rrugore në
Foto ilustruese

SHKODËR- Moti i keq dhe reshjet e shiut e dëborës kanë pushtuar ditën e sotme vendin duke sjelle probleme në disa qytete. Në qytetin e Shkodrës mësohet se disa akse rrugore janë bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Bëhet fjalë për akset Bogë-Qafë Thore dhe Fushë Arrëz- Iballë të cilat janë bllokuar.

Lëvizja e mjeteve është e kalueshme me zinxhirë në akset Kir-Mali i Shoshit, Pukë-Fushë Arrëz, dhe Fushë Arrëz-Qafë Mali- Fierzë. Bora arrin deri në 20 centimetra në Qafën e Thorës ndërsa në pjësën e poshtme të Shkodrës nuk ka dëborë.

Përveç bllokimit të rrugëvë mësohet se në fshatrat e Malësisë së Madhe apo të Dukagjinit ka probleme edhe me energjinë elektrike. Problemet më të mëdha janë në zonat malore të qarkut të Shkodrës, zona e Dukagjinit apo Malesisë së Madhe, Pukës, Fushë Arrëzit. Prej dëborës ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve ndërsa janë marrë masa për të mbajtur hapur akset rrugore.  

shkoder bore qarkullim bllokim

Sondazh

Poll