Aktualitet

Abuzoi me vajzën 14-vjeçare, Gjykata e Tiranës lë në burg kirurgun Hasi, dëshmia: Nuk i kam bërë trafikim

Hasi u arrestua dy ditë më parë, pasi prej 2 vitesh abuzonte me një 14-vjeçare dhe e konsideronte si gruan e tij të 4.

20 Janar 2024, 10:32 Nga I.A
Abuzoi me vajzën 14-vjeçare, Gjykata e Tiranës lë në
Dervish Hasi

TIRANË- Mjeku kirurg Dervish Hasi është lënë në masën e sigurisë arrest me burg për abuzim seksual, pornografi dhe trafikim i të miturve. Hasi u arrestua dy ditë më parë, pasi prej 2 vitesh abuzonte me një 14-vjeçare dhe e konsideronte si gruan e tij të 4.

“Kurrë në jetën time nuk kam bërë ndonjëherë trafikim, apo pornografi me gruan time (16-vjeçaren). Nëse i kam bërë atëherë jam dakord të qëndroj në burg”, ka deklaruar ai.

42-vjeçari dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke përdorur besimin, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt. Ndërkohë që në telefonin e personave të përfshirë në këtë ngjarje janë zbuluar se Hasi kishte detyruar të miturën që të kryente marrëdhënie seksuale në grup me disa të tjerë.

Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit. Me gruan e parë e cila është dhe e vetmja martesë ligjore prej 20 vitesh ka tri fëmijë. Dy vajza pothuajse moshatare me të miturën, që e shfrytëzonte seksualisht prej dy vitesh, si edhe një djalë më të madh në moshë. Me dy gratë e tjera ka nga 2 fëmijë.

dervish hasi

Sondazh

Poll