Aktualitet

Pallati përfshihet nga flakët në mes të natës, digjen plotësisht 3 apartamente në Memaliaj

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 5 të mengjesit në lagjen nr 3 të qytetit.

20 Janar 2024, 10:03 Nga N.F
Pallati përfshihet nga flakët në mes të natës, digjen
Pallati i përfshirë nga zjarri

MEMALIAJ- Në orët e para të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët një pallat dykatësh në Memaliaj. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 5 të mengjesit në lagjen nr 3 të qytetit.

Nga zjarri u dogjën plotësisht 3 apartamente në katin e dytë, ndërkohë që tre të tjera në po të njëjtin kat u prekën pjesërisht nga flakët. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja dhe policia ku u bë i mundur fikja totale e zjarrit pas dy orë e gjysmë.

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë nga pajisjet ngrohëse të lëna ndezur gjatë natës ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Banorët e pallatit u evakuan në kohe dhe nuk pati të lënduar nga banorët.

memaliaj zjarr evakuuim

Sondazh

Poll