Bota

Aksident i rëndë në Indi/ Një kamion përplaset me autobusin me 30 policë, humbin jetën tre prej tyre

Mësohet se një autobus i cili po transportonte 30 plolicë është përplasur më një kamion.

18 Janar 2024, 08:34 Nga N.F
Aksident i rëndë në Indi/ Një kamion përplaset me
Foto ilustruese

INDI- Një aksident i rëndë është regjistuar në Indi pas mjegullës së dentur që pushtoi vendin. Mësohet se një autobus i cili po transportonte 30 plolicë është përplasur më një kamion. Për shkak të përplasjes raportohet se kanë humbur jetën 3 policë dhe janë plagosur 14 të tjerë.

Aksidenti ndodhi në distriktin Hoshiarpur të shtetit verior të Punjabit. Mes viktima është edhe shoferi i autobusit i cili ishte i punësuar edhe në policinë e shtetit. Të plagosurit janë dërguar në spitalin lokal ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Mjegulla e dendur gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes ka ndërprerë trafikun rrugor, hekurudhor dhe ajror në shumicën e pjesëve të Indisë, e cila aktualisht po përjeton ftohtësi intensive, veçanërisht në zonat veriore, qendrore dhe verilindore.

aksident viktima police

Sondazh

Poll