Bota

Po hetonte sulmin e bandave në stacionin televiziv, vritet prokurori në Ekuador

Prokurori i cili humbi jetën po hetonte sulmin i cili u regjistrua pak ditë më parë në një studio studio televizive në Ekuador.

18 Janar 2024, 08:01 Nga N.F
Po hetonte sulmin e bandave në stacionin televiziv, vritet prokurori
Pamje nga vendi i ngjarjes

EKUADOR- Prokurori, Cesar Suarez u qëllua për vdekje ditën e djeshme pas një atentati në qytetin port të Guayaquil. Prokurori i cili humbi jetën po hetonte sulmin i cili u regjistrua pak ditë më parë në një studio studio televizive në Ekuador. Sipas autoriteteve vendase ende nuk është e qartë nëse vdekja e Suarez është e lidhur me hetimin e tij për sulmin në stacionin televiziv.

Suarez u qëllua në makinë pranë zyrës së tij. Në një intervistë një ditë para vdekjes së tij, Suarez tha se nuk i ishte dhënë mbrojtje policore pavarësisht se kishte marrë në pyetje 13 personat e arrestuar pas sulmit në TV. Javën e kaluar persona të maskuar hynë në studion e kanalit televiziv publik TC gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë dhe kërcënuan me armë.

Por incidentet në Ekuador nuk kanë fund pasi para vrasjes së prokurorit janë regjistruar një mori incidentesh të dhunshme në të gjithë vendin, me arratisjen e dy liderëve të bandës nga burgu, qindra rojeve të burgut të marrë peng dhe shpërthime në disa qytete. Ndërsa vrasja e Suarez shton dyshimet se kjo situatë në Ekuador do të zgjasë akoma edhe më tej. Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa shpalli vendit në gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore dhe urdhëroi ushtrinë të “neutralizonte” 22 grupe të armatosura, të cilat ai i ripërcaktoi si organizata terroriste.

ekuador vrasje atentat prokuror

Sondazh

Poll