Bota

Shpërthen fabrika e fizekzjarreve në Tajlandë, humbin jetën 23 persona, zjarri shkatërroi gjithçka

Për shkak të shpërthimit mbetën të vdekur 23 persona.

17 Janar 2024, 16:09 Nga N.F
Shpërthen fabrika e fizekzjarreve në Tajlandë, humbin jetën
Pamje nga vendi i ngjarjes

TAJLANDË- Një fabrikë fishekzjarresh ka shpërthyer në Tajlandën qendrore. Për shkak të shpërthimit mbetën të vdekur 23 persona. Ngjarja u regjistuar pasdite në provincën Suphan Buri.

Departamenti i Parandalimit dhe Zbutjes së Fatkeqësive tha se zyrtarët po punojnë për të siguruar vendin dhe për të ndihmuar njerëzit e prekur. Shkaku i shpërthimit është ende nën hetim. Përkatësisht, shpërthimi ka ndodhur më pak se një muaj para Vitit të Ri Kinez në muajin shkurt, kur kërkesa për fishekzjarre është e madhe.

Ekipet e shpëtimit në vendngjarje thanë se nuk u gjetën të mbijetuar. Suphan Buri ndodhet 95 kilometra në veriperëndim të Bangkokut, në zemër të rajonit qendror. Imazhet e publikuara në internet nga shpëtimtarët lokalë tregojnë se vendi i fabrikës ishte praktikisht i rrafshuar. 

tajlande shperthim fizekzjarre

Sondazh

Poll