Aktualitet

Kërkohet rikthimi në burg, Prokuroria e Tiranës rekurs për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj

Goxhaj është liruar ditën e sotme në seancën 10 tetorit 2023, ku ishte i pranishëm bashkë me avokatin e tij Ardjan Vishaj, i cili apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës për ekstradimin e tij. Ka qenë gjyqtari Gent Shala, i cili ka vendosur refuzimin e ekstradimit për Goxhajn dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm.

16 Janar 2024, 14:16 Nga r.ll
Kërkohet rikthimi në burg, Prokuroria e Tiranës rekurs për
dritan goxhaj

TIRANË -Prokuroria e Tiranës ka bërë rekurs për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj. duke kërkuar rikthimin e tij në burg dhe ekzekutimin e Gjykatës Speciale të Kosovës për ekstradimin e tij.

Shorti ka caktuar si gjyqtarë që do të shqyrtojë kërkesën në Gjykatën e Lartë, Ilir Pandën teksa ende nuk është caktuar një datë dhe orar për seancën gjyqësore.

Dritan Goxhaj u lirua nga qelia në seancën 10 tetorit 2023, ku ishte i pranishëm bashkë me avokatin e tij Ardjan Vishaj, i cili apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës për ekstradimin e tij. Ka qenë gjyqtari Gent Shala, i cili ka vendosur refuzimin e ekstradimit për Goxhajn dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm.

Kujtojmë se ish-pjesëtari i UÇK-së u arrestua në 31 korrik nën dyshimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Në janar të 2023 ai publikoi një shkrim me titull “Mëmëdheu, UÇK-ja dhe gjykata speciale” ku ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve që mbahen të fshehtë nga Gjykata Speciale. 

dritan goxhaj prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll