Bota

Blinken pranon ankesat për keqmenaxhimin e luftës në Gazë nga administrata e Biden

CNN ka raportuar për zemërimin e personelit brenda administratës Biden në lidhje me politikat e tyre ndaj luftës së Izraelit në Gaza, veçanërisht pasi numri i ndihmave humanitare ka vazhduar të rritet.

16 Janar 2024, 21:41 Nga A.TH
Blinken pranon ankesat për keqmenaxhimin e luftës në Gazë
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, për herë të parë ka pranuar publikisht se ka marrë ankesa përmes kanalit të disidencës të Departamentit të Shtetit për trajtimin e luftës në Gaza nga administrata Biden.

"Ne kemi pasur një numër njerëzish në Departament që nga tetori që ngrenë pyetje, ngrenë shqetësime, ngrenë kritika për politikat, politika që po ndjek Izraeli, politika që ne po ndjekim," tha Blinken në një intervistë me CNBC në Davos, duke pranuar se ka lexuar secilin prej tyre.

CNN ka raportuar për zemërimin e personelit brenda administratës Biden në lidhje me politikat e tyre ndaj luftës së Izraelit në Gaza, veçanërisht pasi numri i ndihmave humanitare ka vazhduar të rritet. Të paktën një zyrtar i Departamentit të Shtetit dha dorëheqjen publikisht në shenjë proteste. Në prag të zgjedhjeve presidenciale, qëndrimi i administratës Biden ndaj luftës në Gazë, pritet të japë rezultate negative përsa i përket fushatës. Sondazhet tregojnë se Biden e ka humbur besimin në disa shtete amerikane ky muslimanët ishin përcaktues të fitores së tij në zgjedhjet e kaluara. Por ashtu në dyshim vihet edhe mbështetja e të rinjve amerikanë.

antony blinken

Sondazh

Poll