Bota

Ushtria izraelite tërheq një divizion nga Gaza, përçarje të reja në kabinetin e Netanyahut

Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir tha se një breshëri rakete e nisur nga Gaza në Izrael sot në mëngjes dëshmon edhe një herë se pushtimi i Gazës është i nevojshëm për realizimin e qëllimeve luftarake.

16 Janar 2024, 21:12 Nga A.TH
Ushtria izraelite tërheq një divizion nga Gaza, përçarje
Gaza

IZRAEL- Një ministër i qeverisë izraelite i ekstremit të djathtë kritikoi një vendim të ushtrisë së vendit për të tërhequr një divizion të ushtrisë nga Gaza, duke thelluar përçarjet e mëtejshme midis ligjvënësve mbi ofensivën ushtarake në enklavën palestineze. Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir tha se një breshëri rakete e nisur nga Gaza në Izrael sot në mëngjes dëshmon edhe një herë se pushtimi i Gazës është i nevojshëm për realizimin e qëllimeve luftarake.

IDF bëri të ditur dje se divizioni i 36-të, i cili përbëhet nga kompani të blinduara, inxhinierike dhe këmbësorie, u tërhoq nga Rripi i Gazës pas 80 ditësh, si një shenjë e kalimit në një fazë tjetër të luftimeve sicc premtuan disa zyrtarë. Komentet e Ben Gvir nxjerrin në pah tensionet që ekzistojnë brenda qeverisë izraelite dhe organizimit më të gjerë të mbrojtjes dhe sigurisë, mbi atë se sa prezencë duhet të mbajë Izraeli brenda Gazës pas luftës.

Në fillim të këtij muaji, anëtarët e kabinetit izraelit debatuan mbi planet për të ardhmen e pasluftës të Gazës dhe mënyrën se si të trajtohen hetimet për dështimet e sigurisë rreth sulmeve të Hamasit të 7 tetorit. Debatet që u bënë publike më 4 janar u konsideruan si një luftë brena kabinetit qeveritar. Ministri i Financave i ekstremit të djathtë Bezalel Smotrich tha se kishte pasur një diskutim të stuhishëm, ndërsa ish-ministri i Mbrojtjes Benny Gantz tha se ishte nisur një sulm i motivuar politikisht. Nëse qeveria bie, Izraeli ka të ngjarë të përballet me zgjedhje të reja që Netanyahu pritet gjerësisht t'i humbasë. Ndërkohë, disa politikanë të ekstremit të djathtë po bëjnë presion për ri-pushtim të plotë, së bashku me kthimin e mundshëm të vendbanimeve hebreje.

itamar ben gvir

Sondazh

Poll