Politike

U lirua nga Ahmetaj, KQZ i jep mandatin e deputetit Plarent Ndrecës

 Sipas listës emërore të PS për zgjedhjet parlamentare të 2021-it, fillimisht ky mandat iu propozua Dallëndyshe Bicit por që e refuzua nga ajo, për t'i kaluar më pas Ndrecës. 

15 Janar 2024, 11:13 Nga r.ll
U lirua nga Ahmetaj, KQZ i jep mandatin e deputetit Plarent Ndrecës
plarent ndreca

TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka dhënë mandatit e deputetit të Arben Ahmetajt, anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Plarent Ndreca.

“Vendos dhënien e mandatit të deputetit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës të listës shume emërore të Partisë Socialiste, për zonën zgjedhore qarku Tiranë, Plarent Ndrecës. Kundër këtij vendimi ankimimi mund të bëhet në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 30 ditëve nga shpallja e vendimit. Ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare”, u shpreh kreu i KQZ-së, Ilir Celibashi.

Ndreca do të përfaqësojë Partinë Socialiste në Kuvend, ndërkohë që do të duhet të respektohen dhe procedurat siç e përcakton ligji, deri në seancën betimin e tij. Sipas listës emërore të PS për zgjedhjet parlamentare të 2021-it, fillimisht ky mandat iu propozua Dallëndyshe Bicit por që e refuzua nga ajo, për t'i kaluar më pas Ndrecës. 

Kujtojmë se Ahmetajt iu ndërpre mandat për shkak të mungesës për 6 muaj në seancat plenare pa arsye. Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kunër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK për veprat penale: pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv, të lidhur me të ashtuquajturën afera e incineratorëve. Vetë Ahmetaj pretendon se nuk ka lidhje, por kërkon nga SPAK që të hetojë lidhur me sigurimin e fondeve, duke dhënë kështu detaje lidhur me ku duhet që të fokusohen hetimet. Aktualisht ai ndodhet në kërkim nga GJKKO-ja, ndërsa avokatët e tij pretendojnë se është në Britaninë e Madhe./Dosja.al

plarent ndreca kqz

Sondazh

Poll