Politike

A do të vijojë protesta e opozitës në Kuvend? Nis sot sesioni i ri parlamentar, çfarë pritet të ndodhë

Kujtojmë se seancat e vitit të kaluar, nuk kishin zhvillim të zakontë, pasi janë shoqëruar vazhdimisht me protesta nga ana e deputetëve të opozitës. 

15 Janar 2024, 07:43 Nga r.ll
A do të vijojë protesta e opozitës në Kuvend? Nis sot
foto nga seancat e vitit 2023

TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet seanca e parë plenare për vitin 2024. Deputetët do të rikthehen në Kuvend, ku në orën 17.00 kryetarja Lindita Nikolla hap seancën.

Shtatë pika janë në rendin e ditës, duke filluar me miratimin e procesverbalit të seancës së fundit parlamentare të datës 21 dhjetor 2023. Më pas, deputetët do të ftohen të votojnë katër dekretet e Presidentit të Republikës për shkarkim mininistrash dhe emërimin e të rinjve në vendin e të larguarve.Miratimi i secilit dekret kërkon votim të hapur me shumicë absolute votash.

Kujtojmë se seancat e vitit të kaluar, nuk kishin zhvillim të zakontë, pasi janë shoqëruar vazhdimisht me protesta nga ana e deputetëve të opozitës. 

Në daljet e tyre në media përfaqësues të opozitës janë shprehur se do të vijojnë skenarin e mosbindjes civile, ndërsa në Kuvend do të mungojë lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi ndodhet në "arrest shtëpie".

seance plenare 15 janar 2024

Sondazh

Poll