Politike

Berisha: Koha e mashtrimit nga opozita ka marrë fund

Sipas Berishës koha e kontrollit të opozitës ka marrë fund dhe se ora e të vërtetës ka ardhur. 

14 Janar 2024, 19:31 Nga h.k
Berisha: Koha e mashtrimit nga opozita ka marrë fund
Foto

TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike ka vijuar fjalimet e tij në tubimin e ditës së 14 përpara shtëpisë së tij. Berisha ka thënë se ka kaluar koha e opozitës së marrë peng dhe ka bërë thirrje për të ndërtuar një betejë të fuqishme.

Sipas Berishës koha e kontrollit të opozitës ka marrë fund dhe se ora e të vërtetës ka ardhur. 

Berisha: Populli opozitar qëndroi gjatë këtyre viteve, por ai nuk u mbështet. Një betejë të pashembullt në Europë bënë artistët në mbrojtje të Teatrit. Një betejë qytetare të pashembullt bënë banorët e Astirit për të drejtat e tyre. Një betejë të fuqishme që tronditi themelet e narkokracisë bënë studentët.

Por këto beteja nuk realizuan qëllimet e tyre të mëdha, kauzën e tyre të drejtë, ato i vrau indiferenca e pafalshme, por edhe tradhtia e tyre. Kjo këtu është beteja pa kthim, është beteja e fitore, është beteja e cila do ti japë Edi Ramës ndëshkrimin e merituar në emër të të gjithë beteja të tjera.

Pasi vendosi mediat në kontroll Ourellian, pasi rrëmbeu me makinerinë e frikës dhe terrorit, dhe industrinë e blerjes, votën e shqiptarëve, ai u vërsul me egërsi edhe asaj që kishte mbetur opozitë, por që në fakt përfaqësonte mbi 600 mijë shqiptarë.
Edi Rama duhet ta dini mirë, dhe ua them këtu, u vërsul sepse ai kuptoi që ka ikur koha e betejave të tradhtuara, ka ikur koha e opozitës së kontrolluar. Ai e kuptoi se opozita me të drejtën e saj doli në shesh, nisi betejën pa kthim.

Demokrate dhe demokratë. Kjo protesta këtu e përnatshme është protesta e kthesës së madhe. Të lumtur janë ata që do të marrin kthesën do të bashkohen me këtë protestë, sepse do u qëndrojnë idealeve të tyre.
Koha e kontrollit të opozitës ka marrë fund. Koha e mashtrimit nga opozita ka marrë fund. Koha e betejave të humbuar nga opozita ka marrë fund. Çdo shqiptar duhet ta dijë se këta burra dhe gra, djem e vajza që vijnë çdo natë këtu, këta janë të pamposhtur.

Çdo shqiptar duhet ta dijë se nuk ka masë, se nuk ka vendim që mund të mposhtë Sali Berishën pa qëndruar fuqishëm në këtë betejë pa kthim. Ka ardhur orar juaj, është ora e të vërtetës.

sali berisha

Sondazh

Poll