Politike

Nis tubimi i qytetarëve poshtë shtëpisë së Berishës (VIDEO)

Më vonë pritet që të mbajë fjalën si çdo natë nga dritarja e banesës edhe kryedemokrati, Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie që nga 31 dhjetori. 

13 Janar 2024, 18:09 Nga r.ll
Nis tubimi i qytetarëve poshtë shtëpisë së
pamje nga tubimi

TIRANË- Ka nisur tubimi poshtë banesës së liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Mes qytetarëve të mbledhur në mbështetje të Berishës, janë edhe disa nga emrat e PD-së, mes tyre Belind Këlliçi.

Ky i fundit në fjalën e tij ka akuzuar sërish kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama për aferën e inceneratorëve. 

“Dua të them dy fjalë në mënyrë të veçantë për Jamaarbër Malltezin se e kam koleg për një nga çështjet më të rëndësishme që dua të prek sot, inceneratorin fantazmë të Tiranës. Jamarbri ka qenë një nga zërat më të fuqishëm, nuk ka bërë asnjëherë kompromis dhe ka qenë një nga zërat e parë që ka folur për këtë çështje. Edhe pse ka marrë që në atë kohë kërcënime pafund, ka folur për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Ka denoncuar me qindra konferenca shtypi këtë mega-aferë.

Në fillimet e saj, na anatemonte media e qeverisë, na anatemonte Erion Veliaj, na anatemonte Edi Rama. Por sot që flasim, ju e keni parë se si e ka humbur ngjyrën e fytyrës erion Veliaj. Ua garantoj se kjo çështje, do apo nuk do Edi Rama dhe Erion Veliaj, do shkojë deri në fund. Ju garantoj se nuk ka prokuror dhe gjyqtar që mund të mbyllë çështjen kësaj flagrante Erion Veliajt,” tha Këlliçi. 

Sipas tij, fillesa e kësaj afere ishte vdekja e Ardit Gjoklajt.

“Pak pas humbjes së jetës së Ardit Gjoklajt, përgjegjësi për këtë, Erion Veliaj, tha se do vinte një kompani holandeze që do sillte ekspertizë për të investuar në landfillin e Tiranës. Përdori vdekjen e një të mituri që punonte në të zezë për të blerë librat e shkollës, për të krijuar skemën korruptive më të madhe që ka parë shteti shqiptar, inceneratorin e Tiranës. Kjo çështje është mbyllur falë një foto të Erion Veliajt me prokurorin e çështjes.

Sot, personat që kanë denoncuar këtë aferë, ndodhen të burgosur pa asnjë akuzë, dhe personi përgjegjës, pronari real i inceneratorit të Tiranës, është i lirë duke planifikuar se si të vjedhë zgjedhjet e radhës,” tha Këlliçi.

Më vonë pritet që të mbajë fjalën si çdo natë nga dritarja e banesës edhe kryedemokrati, Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie që nga 31 dhjetori. 

tirane sali berisha

Sondazh

Poll