Politike

Gjykata Kushtetuese me dyer të mbyllura për marrëveshjen me Italinë, nuk pranon kërkesën e Grupit Parlamentar të PD-së

Në përgjigjen e saj, Gjykata Kushtetuese thekson se mbledhjen e gjyqtarëve në datën 11.01.2024 ka vendosur që shqyrtimit bëhet me dyer të mbyllura.

13 Janar 2024, 14:15 Nga I.A
Gjykata Kushtetuese me dyer të mbyllura për marrëveshjen me
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, për seancë me dyer të hapura gjatë shqyrtimit të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët. Në përgjigjen e saj, Gjykata Kushtetuese thekson se mbledhjen e gjyqtarëve në datën 11.01.2024 ka vendosur që shqyrtimit bëhet me dyer të mbyllura.

"Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese, pasi mori në shqyrtim kërkesën tuaj të datës 10.01.2024 me vendimin e ndërmjetëm të datës 11.01.2024 ka vendosur rrëzimin e kërkesës për shqyrtimin e çështjes në seancë plenare publike," njofton Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese me dyer të mbyllura për marrëveshjen me

Gjykata Kushtetuese pezulloi ratifikimin në Kuvend për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët duke marrë në shqyrtim çështjen. Seanca për shqyrtimin e dokumenteve u vendos të mbahet me 18 janar. Marrëveshja e firmosur mes dy qeverive u kundërshtua nga deputetët e opozitës.

gjykata kushtetuese marreveshja per emigrantet

Sondazh

Poll