Politike

Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën, Bardhi: Transparenca e munguar nga Këshilli i Ministrave, po vazhdon dhe nga GJK-ja

Po ashtu ai deklaron se publiku dhe mediat nuk kanë mundësi që të njihen me materialet e çështjes.

13 Janar 2024, 14:36 Nga I.A
Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën, Bardhi: Transparenca e
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar rrëzimin e kërkesës nga Gjykata Kushtetuese për mbajtjen e seancës për marrëveshjen e emigrantëve me dyer të mbyllura. Në një reagim për mediat, Bardhi thekson se transparenca e munguar nga Këshilli i Ministrave vazhdon dhe gjatë shqyrtimit të saj nga GJK-ja. Po ashtu ai deklaron se publiku dhe mediat nuk kanë mundësi që të njihen me materialet e çështjes.    

Reagimi i Bardhit:

Transparenca e munguar nga Këshilli i Ministrave gjatë negocimit dhe nënshkrimit të Protokollit për emigrantët me Italinë, duket se vazhdon edhe gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese, për sa kohë që publiku dhe mediat nuk kanë mundësi që të njihen me materialet e çështjes dhe të dëgjojnë qëndrimet e palëve, pyetjet e Gjykatës dhe përgjigjet e tyre, si dhe debatin gjyqësor. 

Gjykata Kushtetuese pezulloi ratifikimin në Kuvend për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët duke marrë në shqyrtim çështjen. Seanca për shqyrtimin e dokumenteve u vendos të mbahet me 18 janar. Marrëveshja e firmosur mes dy qeverive u kundërshtua nga deputetët e opozitës.

Sondazh

Poll