Bota

E paditi për shpifje, Trump e pëson vetë, detyrohet t'i paguajë NewYork Times 400 mijë dollarë

Gjykatësi tha se arriti në shumën, 392,638 dollarë, pasi mori në shqyrtim disa çështje, duke përfshirë "kompleksitetin e çështjeve të paraqitura" në padi, si dhe "aftësinë dhe reputacionin" e avokatëve të gazetës.

13 Janar 2024, 12:29 Nga E.d
E paditi për shpifje, Trump e pëson vetë, detyrohet t'i
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump është urdhëruar t'i paguajë New York Times gati 400,000 dollarë në tarifat ligjore për një proces gjyqësor të dështuar. Gjykatësi tha se arriti në shumën, 392,638 dollarë, pasi mori në shqyrtim disa çështje, duke përfshirë "kompleksitetin e çështjeve të paraqitura" në padi, si dhe "aftësinë dhe reputacionin" e avokatëve të gazetës.

Padia prej 100 milionë dollarësh e Trump akuzoi gazetën dhe mbesën e larguar të Trump, Mary Trump, për "një komplot tinëzar" për të marrë të dhënat e tij tatimore. Padia, mbi një hetim të vitit 2018 që pretendonte se ish-presidenti ishte i përfshirë në "skema të dyshimta tatimore", akuzoi tre gazetarë që raportuan mbi historinë e punës me mbesën e Trump si pjesë e një "hakmarrjeje personale" kundër tij. Ajo pretendoi se ata e ndoqën pa pushim dhe e bindën të dorëzonte dokumentet. 

Seria e artikujve mbi çështjet financiare të Trump fitoi një çmim Pulitzer. Të premten, gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Nju Jorkut, Robert Reed, urdhëroi zotin Trump të shlyente New York Times për tarifat e shkaktuara nga veprimi i tij i dështuar ligjor. Gjykatësi Reed e pushoi çështjen në maj, duke thënë se sistemi ligjor e ka njohur prej kohësh që gazetarët kanë të drejtë të angazhohen në aktivitete ligjore dhe të zakonshme të mbledhjes së lajmeve.

donald trump new york times

Sondazh

Poll