Bota

Rebelët Houthi sulmojnë gabimisht anijen me naftë ruse, njihej se kishte lidhje me Mbretërinë e Bashkuar

Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar thanë se morën një raport për një raketë të lëshuar drejt një anijeje në Detin e Kuq rreth 90 milje detare në jug-lindje të Adenit në Jemen. Raketa u rrëzua rreth 400-500 metra larg nga anija, e cila ndiqje nga tre anije të tjera.

12 Janar 2024, 22:20 Nga A.TH
Rebelët Houthi sulmojnë gabimisht anijen me naftë ruse, njihej se
Foto ilustruese

JEMEN-Firma vlerësoi se anija ishte shënjestruar gabimisht bazuar në informacionin e vjetëruar të disponueshëm publikisht që e lidh atë me Mbretërinë e Bashkuar. Grupi Houthi goditi tentoi të godiste sot me një raketë një anije që gabimisht konsideroi sit ë lidhur me Britaninë e Madhe, por në fakt po transportonte naftë në interes të Rusisë.

Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar thanë se morën një raport për një raketë të lëshuar drejt një anijeje në Detin e Kuq rreth 90 milje detare në jug-lindje të Adenit në Jemen. Raketa u rrëzua rreth 400-500 metra larg nga anija, e cila ndiqje nga tre anije të tjera.

Anija nuk raportoi për të lënduar apo dëme dhe po vijoi rrugën e këshilluar që të udhëtonte me kujdes. Reuters raportoi se firma britanike e sigurisë detare Ambrey tha se kjo ishte çisterna e dytë e shënjestruar gabimisht nga Houthis ndërsa transportonte naftë ruse. “Një cisternë me flamurin e Panamasë pa tre skafe ndërsa kalonte në drejtim të lindjes përmes Korridorit Ndërkombëtar të Tranzitit të Rekomanduar” tha Ambrey.

Firma vlerësoi se anija ishte shënjestruar gabimisht bazuar në informacionin e vjetëruar të disponueshëm publikisht që e lidh anijen me Mbretërinë e Bashkuar. Bazuar në sistemin e të dhënave detare që është publike, pesë muaj më parë anija listohej si e lidhur me MB-në.

houthi

Sondazh

Poll