Bota

“Kujtojmë armenët, kurdët”/Ministri izraelit i përgjigjet flakë për flakë Erdoganit

Nisja e procesit gjyqësor kundër Izraelit në Gjykatën e Hagës u shoqërua me replika të ashpra mes zyrtarëve të dy vendeve. Erdogan tha se Turqia po ofronte dokumente për çështjen e Afrikës së Jugut kundër Izraelit në gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

12 Janar 2024, 19:49 Nga A.TH
“Kujtojmë armenët, kurdët”/Ministri izraelit i
Foto ilustruese

TURQI-Erdogan tha se Turqia po ofronte dokumente për çështjen e Afrikës së Jugut kundër Izraelit në gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Nisja e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit e ka acaruar së tepërmi marrëdhënien e qeverisë Benjamin Netanyahut me Turqinë.

Nisja e procesit gjyqësor kundër Izraelit në Gjykatën e Hagës u shoqërua me replika të ashpra mes zyrtarëve të dy vendeve. Erdogan tha se Turqia po ofronte dokumente për çështjen e Afrikës së Jugut kundër Izraelit në gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Unë besoj se Izraeli do të dënohet atje. Ne besojmë në drejtësinë e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë”, tha udhëheqësi turk.

Por ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka reaguar ndaj komenteve të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Katz më pas u përgjigj se Erdogan ishte në krye të një vendi që ka kryer gjenocid në Armeni në të kaluarën.

“Kujtojmë armenët, kurdët. Historia juaj flet vetë. Izraeli qëndron në mbrojtje, jo në shkatërrim, kundër aleatëve tuaj barbarë”, tha ministri i Jashtëm izraelit.

turqia

Sondazh

Poll

Bota 12 Janar 2024, 18:28 M.B

SHBA: Nuk duam konflikt me Iranin

John Kirby SHBA- Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron konflikt me Iranin, pavarësisht se kreu sulme në Jemen ndaj rebelëve Huthi, q&...