Aktualitet

Pas akuzës së deputetes së PD-së, ILDPKI nis hetim për Kryetaren e Bashkisë Bulqizë

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi i ka kërkuar ILDPKI-së hetim administrativ për kryebashkiaken e bashkisë së Bulqizës, Festime Mjeshtri.

12 Janar 2024, 18:34 Nga h.k
Pas akuzës së deputetes së PD-së, ILDPKI nis hetim për
Festime Mjeshtri

TIRANË-Në reagimin e ILDPKI-së bëhet me dije se ka nisur hetimi administrativ për verifikimin, trajtimin dhe zgjidhjen e rastit të dyshuar të konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të detyrës të Kryetares së Bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri.

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi i ka kërkuar ILDPKI-së hetim administrativ për kryebashkiaken e bashkisë së Bulqizës, Festime Mjeshtri.

Nisur nga situata e paligjshmërisë dhe konfliktit të interesit në Bashkinë Bulqizë, i kam kërkuar sot Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin e Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave që të fillojë urgjentisht një hetim administrativ, të konstatojë situatën e konfliktit të interesit ndërmjet kryebashkiakes në detyrë dhe administratorit të Njësisë Administrative të Ostrenit, motër e vëlla, si dhe të ndërmarrë masat e tjera ndëshkuese në përputhje me ligjin. Funksionarët e lartë publikë dhe veçanërisht të zgjedhurit duhet të ushtrojnë detyrën me integritet, transparencë dhe përgjegjshmëri në shërbim të interesit publik dhe jo interesave personale a familjare.”, ka shkruar dy ditë më parë Çupi në një postim në rrjetin social Facebook.

festime mjeshtri

Sondazh

Poll