Bota

Sulmi i bandave në studion televizive në Ekuador, gazetarët rrëfejnë tmerrin: Kërkuan të ishim live!

Sipas gazetarëve banditët u kishin kërkuar të futeshin në transmetim të drejpërdrejtë. 

11 Janar 2024, 14:07 Nga N.F
Sulmi i bandave në studion televizive në Ekuador, gazetarët
Banda kriminale brenda medias

EKUADOR- Pak ditë pasi banda kriminale bastisi ambientet e një studioje televizive në Ekuador gazatarët të cilët u  mbajtën peng kanë rrëfyer momentet e tmerrit që përjetuan. Sipas gazetarëve banditët u kishin kërkuar të futeshin në transmetim të drejpërdrejtë.  Para se ata të futeshin në amientet e televizionit mësohet se gazetarët ishin njoftuar se disa persona po  tentonin te futeshin brenda medias. 

“Në orën 14:10 dëgjuam përleshje jashtë studios. Në kufje producenti na tha se duhet të kishim kujdes sepse disa njerëz po hynin në ambientet e brendshme të kanalit, dhe po na sulmojnë. Menjëherë pas paralajmërimit personat e armatosur u përpoqën të thyejnë dyert e studios, të cilat janë pothuajse të blinduara, që të thoshin çfarë të donin. Ata donin që në të ishim drejtpërdrejt. Edhe pse fatmirësisht nuk kishte viktima jo të gjithë shpëtuan pa u dëmtuar”, tha moderatori, Jose Luis Calderon.

“Kur më në fund hynë brenda na kërkuan që të dilnim në transmetim, ata na fyen. Megjithatë mund të them se ishim vendosur në një vend të sigurt. Por njëri nga kameramanët u qëllua, një tjetri iu thye krahu. Ata qëlluan me armë”, shtoi ai.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar 13 persona të cilët ishin të armatosur kur “pushtuan” studion televizive.

 

 

ekuador banda kriminale media armë

Sondazh

Poll