Art&Argëtim

“Mos harroni të jeni vetëvetja”/ Angelina Jolie pozon nudo, hap zemrën për “Harper’s Bazaar”

7 Nëntor 2019, 15:54 Nga DOSJA
“Mos harroni të jeni vetëvetja”/ Angelina Jolie pozon

SHBA- Angelina Jolie është zhveshur tërësisht nudo për një xhirim të guximshëm me reviztën “Harpers Bazaar”. Gjatë kësaj interviste, Jolie ka folur për jetën e saj pas divorcit, për fëmijët dhe angazhimet e saj. “Do të doja që fëmijët e mi të rriten në botë. Do të më pëlqente të jetoja jashtë dhe do ta bëj këtë sapo ata të mbushin 18 vjec. Tani duhet të qëndroj atje ku babai i fëmijëve zgjedh të jetojë”. Përsa i përket ndarjes nga Brad Pitt ajo ka thënë: “Ajo pjesë e jona, që është e lirë, e egër, e hapur, kurioze mund të mbyllet nga jeta, nga dhimbja apo nga e keqja”, rrëfen ajo, raporton Mirror.

Nuk është më trupi i një 20-vjeçareje, por është trup më i pjekur, krenar dhe sensual i një gruaje që në moshën 44-vjeçare përjetoi beteja fizike dhe emocionale, duke përfshirë këtu edhe divorcin nga Brad Pitt. Angelina Jolie së fundmi ka ardhur me disa foto nudo. Ajo është zhveshur në kopertinën e “Harper’s Bazaar”. E mbuluar vetëm nga një vello transparente, e cila nxjerr në pah format e saj, aktorja ka zbuluar veten për atë që është, brenda dhe jashtë. Në numrin e fundit të vitit 2019, revista e famshme e modës i ka kushtuar Angelina Jolies hapsirën e mjaftueshme për të treguar për veten e saj dhe të tregojë për gjashtë fëmijët, ish-burrin, angazhimin 10-vjeçar për të drejtat e grave dhe edukimin e grave dhe dëshirën për t’u larguar Shtetet e Bashkuara për të kaluar ndoshta në Afrikë. Angelina Jolie sot në moshën 44-vjeçare na thotë të gjithëve: “Mos harroni të jeni vetëvetja, pavarësisht se çfarë mund të pengojë aftësinë tuaj për të qenë i lirë”, shkruan republicca.it.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz angelina jolie pozon nudo angelina jolie pozon nudo

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Nëntor 2019, 11:38

SHBA- Testi i virgjërisë i diskutuar në podcastin “Zonja si ne”, kundërshton udhëzimet e Kombeve të Bashkuara, të cilët e përshkruajnë atë si të “dhimbshëm, pos...