Art&Argëtim

7 Nëntor 2019, 11:38 Nga DOSJA

SHBA- Testi i virgjërisë i diskutuar në podcastin “Zonja si ne”, kundërshton udhëzimet e Kombeve të Bashkuara, të cilët e përshkruajnë atë si të “dhimbshëm, poshtruese dhe traumatik”. Reperi dhe aktori i njohur TI ka shkaktuar zemërim, pasi është zbuluar se shoqëron vajzën e tij 18-vjeçare, Deyjah Harris në një test gjinekologjik, të cilin e bënte çdo vit në mënyrë që të vërtetonte që vajza e tij ishte e virgjër. Pikërisht kjo sjellje është cilësuar si “poshtëruese dhe traumatike” nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Reperi është një ndër personazhet më të famshëm në SHBA. Ai ka realizuar shtatë albume, ka pasur role në filma si American Gangster,Entociation dhe filmin Marvel Ant-Man dhe vazhdimin e tij,  Ant- Man dhe Wasp. Ai aktualisht është shfaqur në një konkurs talenti në Netflix përkrah Cardi B dhe Chance Rapper në Rythmn+ Floë. I pyetur në podcastin “Zonja si ne” në lidhje me edukimin seksual që ai u jepte fëmijëve të tij, ai tha; “Jo vetëm që kam biseduar me ta, por bëjmë edhe kontrolle vjetore re gjinekologu për të kontrolluar nëse himmeni (cipa e virgjerisë) së saj është e paprekur. Mund të them që ajo është 18 vjeç dhe himeni i saj është ende i paprekur“, tha TI.

Ai pranoi që himeni i një femre mund të prishet edhe pa kryer marrëdhenie seksuale. “Ka nga ata që vijnë edhe thonë se ka mënyra të tjera përveç seksit që himeni mund të prishet, siç janë hipja mbi biçikletë, atletika, kalërimi dhe forma të tjera të veprimtarisë fizike atletike. Unë i thashë doktorit; ‘ju lutem vajza ime nuk kalëron, nuk nget biçikletën e as nuk luan sport, por ju lutem më jepni rezultatet e vajzës sime në mënyrë të shpejtë”, është shprehur TI para podcastit.

Në vitin 2018 teste të tilla virgjërie u dënuan nga tre agjenci të Kombeve të Bashkuara si: Organizata Botërore e Shëndetit, Të drejtat e njeriut dhe gratë e KB. Në një deklaratë thuhet: “Kjo praktikë e panevojshme mjekësore dhe shpesh herë e dhimbshme, poshtëruese dhe traumatike duhet të përfundojë…OBSH thotë se nuk ka prova që ndonjëra nga provat mund të dëshmojë nëse një grua apo vajzë ka pasur marrëdhenie vaginale apo jo.” Muajin e kaluar, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në New Tork i përshkroi testet si një sulm ndaj grave të reja pa baza shkencore ose mjekësore./ Marrë nga The Guardian

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz reperi ti testi i virgjerise reperi ti testi i virgjerise

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Nëntor 2019, 08:12

TIRANË- Të ndarë prej disa muajsh tashmë, duket se asgjë s ‘ka ndryshuar për Kejsin dhe Stresin pasi sërish vazhdojnë dhe bëjnë postime  me mesazhe të  kod...