Aktualitet

Dyshohet se u vra nga partneri/ Gjeorgjia Murati përcillet sot për në banesën e fundit, 39-vjeçari me 45 çështje penale

Sipas mediave greke, 39-vjeçari numëron 45 dosje penale për raste të ndryshme, përfshirë dhunë në familje dhe akuzën për përdhunim të motrës.

11 Janar 2024, 07:38 Nga M.B
Dyshohet se u vra nga partneri/ Gjeorgjia Murati përcillet sot për
Gjeorgjia Murati dhe partneri i saj

GREQI- Ditën e sotme rreth orës 11:00, në zonën e Ai Giannis në Kalamaria në Selanik, do të përcillet për në banesën e fundit trupi i së ndjerës Gjeorgjia Murati, shqiptares që dyshohet se u vra me thikë nga partneri i saj dhe miku i këtij të fundit natën e ndërrimit të viteve.

“Nuk jam i përfshirë në vrasje, nuk dija asgjë. Unë isha në shtëpi dhe po flija. Me sa duket miku im ka bërë gjithçka pasi ka treguar edhe vendin ku ndodhej kufoma”, ka thënë partneri 39-vjeçar i Gjeorgjisë.

Sipas mediave greke, 39-vjeçari numëron 45 dosje penale për raste të ndryshme, përfshirë dhunë në familje dhe akuzën për përdhunim të motrës. Ndaj dy të pandehurve është ngritur kallëzim penal për vrasje, ndërprerje të shtatzënisë, grabitje si dhe për armëmbajtje pa leje e përdorim të paligjshëm.

greqia vrasje shqiptare

Sondazh

Poll