Aktualitet

Vrasja në Selanik/ Ngatërresa e fotografisë së përdhunuesit me inxhinierin shqiptar, mbiemri i njëjtë solli shpërndarjen e gabimit

Në fillim u publikuar fotoja e Jordhan Pelivanit një djalë shqiptar që jeton e punon në Greqi, por që në fakt nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e rëndë.

11 Janar 2024, 07:39 Nga N.F
Vrasja në Selanik/ Ngatërresa e fotografisë së
Jordan Pelivani dhe Erjon Pelivani

GREQI- Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Greqi ku 50-vjeçari shqiptar, Fatmir Talellari vrau me armë zjarri përdhunuesin e vajzës së tij 18-vjeçare njëkohësisht edhe kunati i tij u shpërndanë foto të viktimës. Në fillim u publikua fotoja e Jordhan Pelivanit një djalë shqiptar që jeton e punon në Greqi, por që në fakt nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e rëndë.

Kjo ngatërresë ka ardhur nga shtypi grek të cilët kanë marrë foton e Jordhan Pelvanit një inxhinier i suksesshëm shqiptar në Greqi dhe e kanë ngatërruar me foton e viktimës për shkak të mbiemrit të njëjtë. Fotoja është hequr pas kontaktit të familjarëvë të inxhinierit duke u bërë thirrje mediave të hiqet si foto pasi po denigrohet pa shkak.

Vrasja në Selanik ka ardhur pas rrëfimit të vajzës 18-vjeçare të Talellarit se ishte përdhunuar nga vëllai i njerkës që nga mosha 9-vjeçare. Pas këtij rrëfimi babai i vajzës ka vrarë kunatin e tij me armë gjahu. Vajza ishte mbajtur nën presion nga Pelivsani i cili e kërcënonte se do të publikonte foto dhe video gjatë akteve intime që ata kishin së bashku.

Pasi vajza i tregoi të atit, ky i fundit bleu një armë dhe i kërkoi bashkëshortes t’i thoshte vëllait ta ndihmoi në një punë. Kur dy burrat dolën në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar, autori fiku makinën dhe qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend. Talellari pas ngjarjes ka telefonuar autoriteteve për t’u treguar se kishte ekzekutuar kunatin e tij dhe se do të dorëzohej. Pak minuta më vonë ai u paraqit në rajonin e policisë dhe u tha se kishte vrarë kunatin.

vrasje greqi perdhunim erjon pelivani

Sondazh

Poll