Aktualitet

Temperatura ulen nën zero, mësoni si pritet të jetë moti ditën e sotme

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdetin jugor era arrin shpejtësi deri 10m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.

11 Janar 2024, 07:27 Nga r.ll
Temperatura ulen nën zero, mësoni si pritet të jetë moti
foto ilustruese

TIRANË- Këtë të enjte, vendi ynë pritet të ndikohet kushte atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti pritet të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash në orët e mesditës dhe pasdites vonë, kryesisht në jug të vendit.

Ndërkohë, SHMU thekon prezencën e ngricave të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdetin jugor era arrin shpejtësi deri 10m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore -3 deri 5°C, në zonat e ulëta 1 deri 16°C dhe në zonat bregdetare 4 deri 17°C

parashikimi i motit 11 janar 2024

Sondazh

Poll