10 Janar 2024, 21:41
Nga r.ll
foto ilustruese
ELBASAN- Ruajtja e godinave është kthyer në një gropë thithëse të fondeve të Universiteteve. 19 rojet e godinave, i kanë kushtuar universitetit të Elbasanit 562 000 Euro për një vit, ndërkohë që Universiteti i Tiranës ka shpenzuar për këtë zë 694 mijë euro.
Referuar vendimit të këshillit të Ministrave të vitit 2019, të gjitha institucionet publike duhet të lidhin kontratë me kompaninë shtetërore “Illyrian Guard” për sigurinë e godinave të tyre. Por, vendimi është shkelur nga Universiteti i Elbasanit që ka preferuar që këtë kontratë t’ia japë kompanisë UEVI -2015 shpk.
Kjo kompani është në pronësi të Fatbardha Roka, pjesëtare e familjes Roka në Elbasan, që konsiderohet mjaft influente në këtë zonë. Në vitin 2017 Prokuroria e Përgjithshme nisi një hetim ndaj 66 personave në Elbasan, nën dyshimin se pasuritë e tyre i kanë krijuar nga aktivitet kriminal. Në këtë hetim u përfshi edhe Fatbardha dhe dy djemtë e saj, nën dyshimin për pastrim parash.
Siç edhe shihet nga transaksionet e Thesarit kjo nuk e ka penguar universitetin e Elbasnit të lidhë në vazhdimësi disa kontrata me këtë kompani të dyshuar për mënyrën se si i ka vënë pasuritë. Duke iu referuar transaksioneve të thesarit, universiteti i Elbasanit i ka paguar plot 1.4 mln euro kësaj kompanie që nga viti 2021.
“Arsimi nuk ka qenë asnjëherë prioritet i asnjë qeverie, nga ana tjetër është keqpërdorimi. Siç ka të dhëna se fondet e arsimit shkojnë për roje a thua universitete janë burgje, shkojnë për shtesa pagash për pegadogogët që nuk prodhojnë as mësimdhënie dhe as shkencë dhe rrjedhimisht të një vizioni afatgjatë se si ndërtohet arsimi”- u shpreh Taulant Muka, kërkues shkencor.
Marrë nga Top Channel.
universiteti i elbasanit
Aktualitet
10 Janar 2024, 21:37
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ekspertët konstatojnë se shpenzimet e universiteteve janë të fokusuara tek kontratat e restaurimeve, kosto...
Aktualitet
10 Janar 2024, 21:06
r.ll
foto e 12-vjeçares
POGRADEC- Emisioni Fiks Fare solli detaje tronditëse nga ngjarja e fshatit Vërdovë të Pogradecit, ku një...
Aktualitet
10 Janar 2024, 20:52
r.ll
david wisner dhe florian sulejmani
TIRANË- I Ngarkuari me Punë i SHBA-së, David Wisner, së bashku me Atasheun për Asistencë n...
Aktualitet
10 Janar 2024, 20:48
h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL-Bashkimi Evropian dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), do të sigurojnë financim për nj...
Aktualitet
10 Janar 2024, 20:17
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese zhvilloi sot seancën përmbyllëse mbi aktet ligjore, që i hapin rr...
Aktualitet
10 Janar 2024, 20:02
r.ll
hajduti ne njeren nga banesat
GOLEM- Ka dalë videoja e 47-vjeçarit që u arrestua sot në Kavajë si autor i vjedhjeve në...
Aktualitet
10 Janar 2024, 19:16
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Ajri i ndotur është një vrasës i padukshëm i shëndetit tonë. Agjencia Europiane e Mjed...
Aktualitet
10 Janar 2024, 18:55
h.k
Foto ilustruese
BRITANI-Dy tregtarë kokaine të cilët fshehën kokainën në një ndarje të fshehtë të nj&eum...
Aktualitet
10 Janar 2024, 18:18
r.ll
elton qyno
TIRANË- Rrjeti SafeJournalists, Organizatat Partnere të Platformës MFRR dhe RSF i kanë dërguar një letër t&e...
Aktualitet
10 Janar 2024, 17:48
r.ll
momente nga videoja
GREQI- Një video është publikuar në mediat greke ku shihen dy personat që akuzohen si autorët e dyshuar t...