Aktualitet

Vrasja e shqiptares në Greqi, publikohet VIDEOJA kur dy autorët hedhin sendet e saj personale në plehra

Fillimisht në pamje shihet duke ecur në rrugën e Perikleut, partneri 39-vjeçar i Gjeorgjia së bashku me bashkëpunëtorin e tij 34-vjeçar, duke parë në dy anët e rrugës. 

10 Janar 2024, 17:48 Nga r.ll
Vrasja e shqiptares në Greqi, publikohet VIDEOJA kur dy autorët hedhin
momente nga videoja

GREQI- Një video është publikuar në mediat greke ku shihen dy personat që akuzohen si autorët e dyshuar të vrasjes së 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati,duke hedhur sendet e saj personale në kosha plehrash.

Videoja është kapur nga kamerat e sigurisë së dyqanit pranë banesës së viktimës, rreth orës 12:15 të mesnatës. Fillimisht në pamje shihet duke ecur në rrugën e Perikleut, partneri 39-vjeçar i Gjeorgjia së bashku me bashkëpunëtorin e tij 34-vjeçar, duke parë në dy anët e rrugës. Më pas ata shihen duke hedhur qesen në koshin e plehrave për të përforcuar skenarin e krijuar nga ato për largimin e 41-vjeçares nga shtëpia.

Ndërkohë, 39-vjeçari që pretendon se ka vështirësi në lëvizje për shkak të problemeve shëndetësore, në të gjitha videot shfaqet duke ecur pa vështirësi dhe me ritme të shpejta. Edhe më herët, të njëjtat kamera fiksuan shqiptaren me partnerin e saj duke ecur dorë për dore pak minuta para se ai ta qëllonte tre herë me thikë. 

Kujtojmë se ditën e djeshme ai ka dëshmuar gjatë marrjes në pyetje se natën e ngjarjes ai kishte qenë duke fjetur, sepse sipas tij kishte pirë ilaçe gjumi dhe e ka vënë re mungesën e Gjeorgjia, vetëm në mëngjes. 

39-vjeçari ishte i njohur për autoritetet për të kaluarën e tij të dhunshme, pasi është arrestuar dhe dënuar disa herë për rrahjen e motrës së tij, ndërsa ndaj tij janë bërë edhe denoncime për abuzim nga ish-bashkëshortja e tij, me të cilën ka dy fëmijë.

gjeorgjia murati greqi

Sondazh

Poll