Vrasja e shqiptares në Greqi, publikohet VIDEOJA kur dy autorët hedhin sendet e saj personale në plehra
momente nga videoja GREQI- Një video është publikuar në mediat greke ku shihen dy personat që akuzohen si autorët e dyshuar t...
Përmes letrës së tyre ata i kanë kërkuar SPAK-ut të rivlerësojë qasjen e tij në këtë rast.
TIRANË- Rrjeti SafeJournalists, Organizatat Partnere të Platformës MFRR dhe RSF i kanë dërguar një letër të hapur kreut të SPAK në Shqipëri, Altin Dumanit në lidhje me vendimet e marra ndaj gazetarit Elton Qyno.
Sipas SafeJournalist, veprimet e kryera ndaj gazetarit Qyno, që përfshijnë kontrollin e banesës dhe zyrës së tij, sekuestrimin e pajisjeve personale dhe profesionale, përbëjnë një precedent shqetësues. Masa të tilla do të ndikojnë në të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias në Shqipëri dhe më gjerë.
Përmes letrës së tyre ata i kanë kërkuar SPAK-ut të rivlerësojë qasjen e tij në këtë rast. Kthimi i pajisjeve të sekuestruara gazetarit dhe ndërprerja e të gjitha përpjekjeve për të zbuluar burimet e tij do të tregonte mirëkuptim, respektim dhe mbrojtje të lirisë së medias dhe mbrojtjes së burimeve gazetareske në Shqipëri. Kjo qasje do të përputhej me standardet e vendosura nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe entitete të tjera ndërkombëtare të dedikuara për lirinë e medias.
Në fund i bëjnë thirrje SPAK-ut të ketë prioritet mbrojtjen e burimeve gazetareske, gjë që është thelbësore për ruajtjen e lirisë së shtypit dhe parimeve demokratike. Marrëdhënia e besimit midis gazetarëve, burimeve të tyre, publikut dhe zbatimit të ligjit varet shumë nga respektimi dhe ruajtja e këtyre vlerave.
momente nga videoja GREQI- Një video është publikuar në mediat greke ku shihen dy personat që akuzohen si autorët e dyshuar t...
Foto ilustruese TIRANË-Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu ish-zyrtarin e Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshin. Ndaj tij i...
Policia italiane ITALI- Mbrëmjen e djeshme banorët në Casarile në provincën e Milanos janë alarmuar pas të ...
GREQI- 50-vjeçari shqiptar, autori i dyshuar i vrasjes së kunatit të tij mbrëmjen e së martës në afërsi të...
BRITANI E MADHE- I riu shqiptar Leondard Farruku i cili u gjet i vdekur në anijen-hotel për azilkërkues, Bibby Stokholm, pë...
Erjon Pelivani GREQI- Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Greqi ku 50-vjeçari shqiptar, Fatmir Talellari vrau k...
TIRANË- Një zjarr ka rënë mesditen e sotme në një dyqan në zonën e 21-dhjetorit. Mësohet se zjarri në r...
Foto Ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare ka deklaruar se ekonomia e vendit po hyn në një fazë të re zhvillimi. Duke bërë...
Belgjika- Një operacion për shkatërrimin e një organizate kriminale që drejtohej nga shqiptarë, me bazë në Antwerp t&e...
Shkodër- Një 50-vjeçar me inicialet H. F., nga Vlora, është proceuar penalisht pasi kishte braktisur djalin e tij 9-vjeça...