Aktualitet

"Kisha pirë ilaçe gjumi", 39-vjeçari mohon përfshirjen në vrasjen e shqiptares: Kur u zgjova në mëngjes pashë se nuk ishte në shtëpi

Ai pretendon se shoku i tij, së bashku me një bashkëpunëtor të panjohur, vranë 41-vjeçaren shqiptare.

9 Janar 2024, 20:20 Nga r.ll
"Kisha pirë ilaçe gjumi", 39-vjeçari mohon
shqiptarja dhe partneri i saj

GREQI- Partneri i 41-vjeçare shqiptare, Gjeorgjia Murati i cili dyshohet se është autori i vrasjes së saj, ka mohuar çdo përfshirje në krimin e rëndë. 39-vjeçari ka thënë në polici se deklaratat e mikut të tij janë gënjeshtra dhe nuk e di pse është i implikuar në vrasjen e Gjeorgjias. 

Në dëshminë e tij, ai ka thënë se atë natën e ngjarjes, njëkohësisht natën e Vitit të Ri kishte marrë një ilaçe të rënda gjumi për të fjetur dhe kur u zgjua në mëngjes gruaja nuk ishte në shtëpi. Ai pretendon se shoku i tij, së bashku me një bashkëpunëtor të panjohur, vranë 41-vjeçaren shqiptare.

“Nuk kam bërë asgjë, gjithçka ka ndodhur natën teksa flija”, mësohet të ketë thënë ai në polici, sipas "Protothemës".

Por deklaratat e tij nuk përputhen me provat që ka policia pasi kamerat e sigurisë të disa dyqaneve afër banesë kanë fiksuar partnerin e shqiptares që mbante trupin e saj brenda një valixhe, së bashku me mikun e tij 34-vjeçar, bashkëpunëtorin që pranoi pjesëmarrjen në vrasje.

Policia greke po heton motivin e vrasjes mizore, ndërsa në bazë të asaj që pretendon shoku i partnerit të 41-vjeçares, dyshohet se ai nuk ishte dakord me shtatzëninë dhe gjithashtu spekulohet se mes çiftit ka pasur dallime financiare. Autorët, pasi janë kthyer në vendin e krimit, kanë tentuar të asgjësojnë gjurmët, duke pastruar banesën nga provat, të cilat i kanë hedhur në vende të ndryshme në zonën e gjerë të Kalamarisë.

Kujtojmë se mesditën e djeshme (8 janar) dy autorët e dyshuar janë marrë në pyetje nga autoritetet, ku miku i partnerit të Gjeorgjias gjatë dëshmisë ka rrëfyer pjesëmarrjen në vrasje. Në vijim të udhëzimeve të tij, punonjësit e policisë pasditen e së njëjtës ditë shkuan në vendin e shkretë ku kishin braktisur 41-vjeçaren dhe pas hetimeve u gjet trupi i saj.

gjeorgjia murati greqi

Sondazh

Poll