Aktualitet

Del VIDEOJA/ E qëlloi tre herë me thikë, 41-vjeçarja duke ecur me partnerin e saj pak para se ai ta vriste

Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve natën e ndërrimit të viteve, 41-vjeçarja e cila ishte dhe shtatzënë shihet duke ecur së bashku me partnerin e saj, duke mbajtur në duar çanta pazari, pak metra larg shtëpisë ku jetonte çifti.

9 Janar 2024, 17:28 Nga r.ll
Del VIDEOJA/ E qëlloi tre herë me thikë, 41-vjeçarja duke
gjeorgjia dhe partneri i saj

GREQI- Media greke "Protothema" ka publikuar një video ku duket 41-vjeçarja shqiptare Gjeorgjia Murati me partnerin e saj pak minuta para se të goditej me thikë në qafë tre herë dhe më pas të humbte jetën. 

Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve natën e ndërrimit të viteve, 41-vjeçarja e cila ishte dhe shtatzënë shihet duke ecur së bashku me partnerin e saj, duke mbajtur në duar çanta pazari, pak metra larg shtëpisë ku jetonte çifti.

Pak minuta më vonë po ato kamera fiksuan partnerin e shqiptares që mbante trupin e saj brenda një valixhe, së bashku me mikun e tij 34-vjeçar, bashkëpunëtorin që pranoi pjesëmarrjen në vrasje.

Policia greke po heton motivin e vrasjes mizore, ndërsa në bazë të asaj që pretendon shoku i partnerit të 41-vjeçares, dyshohet se ai nuk ishte dakord me shtatzëninë dhe gjithashtu spekulohet se mes çiftit ka pasur dallime financiare. Nga ana tjetër, partneri 39-vjeçar mohon çdo akuz dhe thotë se miku i tij gënjen.

Autorët, pasi janë kthyer në vendin e krimit, kanë tentuar të asgjësojnë gjurmët, duke pastruar banesën nga provat, të cilat i kanë hedhur në vende të ndryshme në zonën e gjerë të Kalamarisë.

Kujtojmë se mesditën e djeshme (8 janar) dy autorët e dyshuar janë marrë në pyetje nga autoritetet, ku miku i partnerit të Gjeorgjias gjatë dëshmisë ka rrëfyer pjesëmarrjen në vrasje. Në vijim të udhëzimeve të tij, punonjësit e policisë pasditen e së njëjtës ditë shkuan në vendin e shkretë ku kishin braktisur 41-vjeçaren dhe pas hetimeve u gjet trupi i saj.

 

gjeorgjia murati greqi

Sondazh

Poll