9 Janar 2024, 18:31
Nga r.ll
sokol sinomati
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka publikuar për herë të parë një foto të Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën “Buzëdërri”, i cili është babai i 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutuar dy netë më parë ballkonin e banesës së tij në Vlorë.
Sokol Sinomati, ka qenë pjesë e bandës së “Gaxhait” në vitin 1997 në Vlorë, teksa në foto shfaqet bashkë me të akuzuarit e tjerë të kësaj bande në Gjykatën e Tiranës në vitin 1999.
“Ky eshte Sokol Sinomati në banken e te akuzuareve me banden e gaxhait në vitin 1999 në gjykaten e Tiranes” – shkruan shkurtimisht Artan Hoxha në foton e publikuar në rrjetet sociale.
Sokol Sinomati është i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, ka qëlluar gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit.
Pas lirimit nga burgu, ai u largua nga Shqipëria në vitin 2017-n, drejt Belgjikës, ku sërish merrej me aktivitet të paligjshëm dhe u arrestua aty në vitin 2021, për çështje droge. Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për ngjarjen e regjistruar në vitin 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.
Edhe i biri, Gëzim Sinomati jetonte në Belgjikë, teksa kishte ardhur në vendin tonë dy herë brenda muajit, sepse i vdiq gjyshja dhe siç duket kishte vendosur të priste edhe të atin, që thuhet se do të dilte nga burgu për pak ditë, pasi i përfundonte dënimi.
Një pistë tjetër ku po hetohet mbi zbardhjen e atentatit të 7 janarit, është që autorët mund të kenë ngatërruar shënjestrën, pasi dyshohet se ekzekutuesit kishin si qëllim të vrisnin xhaxhain e viktimës, Benard Sinomatin, vëllain e Sokolit, i cili ndodhej në të njëjtën banesë me viktimën. Edhe xhaxhai jetonte në Belgjikë dhe kishte dy muaj që kishte ardhur në Shqipëri. Gjithashtu vlen të theksohet fakti se Benard Sinomatit, dy vite më parë, në 3 janar të vitit 2022, i vunë 150 gram lëndë plasëse tritol në makinën që e kishte parkuar në të njëjtën lagje ku iu ekzekutua nipi 23 vjeçar.
sokol sinomati
Aktualitet
9 Janar 2024, 17:28
r.ll
gjeorgjia dhe partneri i saj
GREQI- Media greke "Protothema" ka publikuar një video ku duket 41-vjeçarja shqiptare Gjeorgjia Murati me partneri...
Aktualitet
9 Janar 2024, 17:21
r.ll
artan hoxha
TIRANË- Artan Hoxha, i ftuar në Top Talk, tha se vrasja e 22-vjeçarin Gëzim Sinomatin ndodhi në këtë momen...
Aktualitet
9 Janar 2024, 16:58
r.ll
qsut
TIRANË- Një 71-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e gripit ditën e sotme në Spitalin Infektiv të QSUT-së ...
Aktualitet
9 Janar 2024, 16:41
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Lartë ka refuzuar ditën e sotme të lirojë nga sekuestroja inceneratorin e Tiranës. Gjyqtar...
Aktualitet
9 Janar 2024, 16:02
r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur në Vlorë dy ditë më ...
Aktualitet
9 Janar 2024, 14:06
M.B
Tiranë- Gjykata Kushtetuese ka prezantuar simbolet e reja ku më parë me anë të një mbledhjeje të gjyqtarëve u miratua ...
Aktualitet
9 Janar 2024, 13:20
N.F
Foto ilustruese
VLORË- 41-vjeçari, Erion Selamaj është vënë në pranga ditën e sotme pasi iu gjet nga policia...
Aktualitet
9 Janar 2024, 13:11
a.l
Sokol Mjacaj
PEQIN- Sokol Mjacaj i cili ekzekutoi brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi Indrit ...
Aktualitet
9 Janar 2024, 13:01
M.B
Greqi- Gruaja e autorit të dyshuar për vrasjen e shqipares Gjeorgji Murati, e cila ishte dhe shtatzënë ka four për mediat greke lidhu...
Aktualitet
9 Janar 2024, 12:33
M.B
Bulqizë- Pasditen e djeshme, gjatë punës në minierë, në Bulqizë, është plagosur 50-vjeçari me inicialet L....