Insights

SHËNIM: Kush e shpëtoi Alvinin nga kampi i vdekjes, Italia, Shqipëria apo Forcat Speciale Amerikane

7 Nëntor 2019, 11:55 Nga DOSJA
SHËNIM: Kush e shpëtoi Alvinin nga kampi i vdekjes, Italia,

11-vjeçari shqiptar i braktisur nga shteti shqiptar në kampin “Al-Hol”, tashmë është i lirë. Kujtimet e tij në kampin e vdekjes ndoshta nuk do të harrohen për të gjithë jetën, por tmerri me siguri ka përfunduar.

E në të njëjtën kohë, edhe në Shqipëri ka nisur një garë, konkurs, për të marrë meritat dhe “shpërblimin” moral se kush e shpëtoi Alvin Berishën.

Ishte qeveria shqiptare, që pas presionit të emisionit “LE IENE”, u detyrua të ndërhyrnte, apo ishin forcat italiane ato që realizuan operacionin e shpëtimit të djalit.

Teoritë dhe konspiracionet sa vijnë e shtohen, e bashkë me to, edhe fotot e sakrificës së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, pjesë e një qeverie që deri një javë më parë nuk guxonte të përgjigjej për Alvinin, duke u shprehur se ishte çështje “Top-Secret”.

Abcnews.al ka raportuar ditën e sotme, se në këtë operacion kanë marrë pjesë forcat speciale amerikan, duke shkuar edhe më tej, kur thotë se një burim qeveritar ka mohuar ndërhyrjen e palës shqiptare.

Kanë qenë Forcat Speciale Amerikane, ato që e kanë çuar 11-vjeçarin në kufirin mes Libanit dhe Sirisë dhe më pas e kanë dorëzuar tek organizatat humanitare.

Kryeministri Edi Rama s’ka humbur kohë, dhe pavarësisht se mijëra shqiptarë në rrjetet sociale i kujtojnë lutjet që të lëvizte gurët për të shpëtuar Alvinin, ky i fundit ka nxjerrë gjeneralin pa spaleta, Sandër Lleshaj, teksa përqafon djalin…

Në fund të ditës, ajo që ka rëndësi është që Alvini u shpëtua, falë ndikimit të padiskutuar të emisionit italian “LE IENE”, ekipit të gazetarëve që publikuan rastin, e padyshim edhe mijëra shqiptarëve që të informuar nga mediat dhe portalet, ushtruan presion tek qeveria.
Se kush e fiton garën mes politikanëve, Rama apo Conte…kjo pak rëndësi ka.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione edi rama historia e alvin berishes ne siri sander lleshaj shpëtohet alvin berisha edi rama historia e alvin berishes ne siri sander lleshaj shpëtohet alvin berisha

Sondazh

Poll

Insights 5 Nëntor 2019, 19:12

Homoseksualiteti nuk është sëmundje

GJERMANI– Është një sinjal sa i qartë, aq dhe i rëndësishëm që ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn dërgoi në fillim të kësaj jave. “Homo...

Insights 3 Nëntor 2019, 12:02

Nëna që nuk i mësova dot emrin

DELVINË- Aty në fushat e Delvinës buzë rrugës nën rrebeshin e shiut pashë një nënë që ruante delet rudë. Ishte mbuluar me një plasmas të bardhë që mu duk m...

Insights 2 Nëntor 2019, 09:41

Heronjtë e munguar të drejtësisë

TIRANË– Heroi i luftës së Antimafias Italiane, Pier Luiggi Vigna, më ka thënë në një intervistë që i mara në vitin 2004 se drejtësia në Shqipëri do t...

Insights 1 Nëntor 2019, 21:37

Çunat flori të Rilindjes dhe shokët e KM!

KM promovoi dhe shoqerohej me Arben Ndoken! KM promovoi e shoqerohej me Armando Prengen! KM promovoi dhe shoqerohej me Mark Frrokun! KM promovoi dhe shoqerohej/...