Insights

Të na marrin të keqen të gjitha bashkë, Camorra, Cosa Nostra dhe Ndrangheta

6 Nëntor 2019, 18:19 Nga DOSJA
Të na marrin të keqen të gjitha bashkë, Camorra, Cosa Nostra

Një sipërmarrës i huaj kërkon të investojë nja 400 milion Euro. Do të bëjë rezort turistik në bregdet. Ka dëgjuar që turizmi është prioritet. Merr leje ndërtimi nga qeveria, por i marrin truallin. Një gjykatëse, tokën e shtetit ia njeh si pronë një personi. Avokate e “pronarit” është gruaja e një prokurori.

Investitori i drejtohet gjykatës, sepse kështu ndodh në vende demokratike. Por një ditë atë e zënë në rrugë, i hyjnë me dru dhe ia thyejne këmbë e duar. Ikën i tëri në allçi dhe e harron rezortin. Kockëthyesin askush nuk e arrestoi.

“Pronari”, tokën që fitoi me gjyq ia shiti atij që i theu kockat investitorit.
Një ditë pranvere, dikush hyn në arkivin e prokurorisë dhe grabit dosje. Po po, dosje hetimore. Nga ato që kishin brenda çështje pronash për tokat në bregdet, atje ku i thyen kockat investitorit.

Pastaj, një ditë, një prokuror arreston me bujë ish drejtuesin e hipotekave. Nuk u mor vesh përse. Pastaj një ditë tjetër, në gjykatë u firmosën një tufë urdhër-arreste për gjithë administratën e hipotekës dhe ish komunës ku gjenden tokat e bregdetit.
Menjëherë pas kësaj kryetarja e gjykatës dha dorëheqjen, sepse do të punonte në një spital privat. I ishte mërzitur drejtësia. Ishte ajo gjykatësja, që tokën ku do të ndërtonte sipërmarrësi i huaj, ia ktheu “pronarit”.

Pastaj, kockëthyesi, një ditë gjendet në të njëjtën makinë(në makinën e tij në fakt) me prokurorin, burrin e asaj avokates së atij që u bë pronar i tokës. Ishin shokë të ngushtë.
Pastaj dikush ia plas me kallash dhe i bën shoshë. Në makinë gjenden edhe ca dosje, nga ato që ishin grabitur në prokurori…
Deri tani sërish askush nuk është arrestuar.

Kush qëlloi? Përse i qëlloi? Kush ishte objektivi i atentatit? Çdonin dosjet e hetimit në makinën e kockëthyesit? Këto dhe të tjera të reja, do ti ndiqni në sezonin e dytë të “Çukur”-it.

Deri atëherë i urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog atentat prokurorit arjan ndoja mentor kikia atentat prokurorit arjan ndoja mentor kikia

Sondazh

Poll

Insights 5 Nëntor 2019, 19:12

Homoseksualiteti nuk është sëmundje

GJERMANI– Është një sinjal sa i qartë, aq dhe i rëndësishëm që ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn dërgoi në fillim të kësaj jave. “Homo...

Insights 3 Nëntor 2019, 12:02

Nëna që nuk i mësova dot emrin

DELVINË- Aty në fushat e Delvinës buzë rrugës nën rrebeshin e shiut pashë një nënë që ruante delet rudë. Ishte mbuluar me një plasmas të bardhë që mu duk m...

Insights 2 Nëntor 2019, 09:41

Heronjtë e munguar të drejtësisë

TIRANË– Heroi i luftës së Antimafias Italiane, Pier Luiggi Vigna, më ka thënë në një intervistë që i mara në vitin 2004 se drejtësia në Shqipëri do t...

Insights 1 Nëntor 2019, 21:37

Çunat flori të Rilindjes dhe shokët e KM!

KM promovoi dhe shoqerohej me Arben Ndoken! KM promovoi e shoqerohej me Armando Prengen! KM promovoi dhe shoqerohej me Mark Frrokun! KM promovoi dhe shoqerohej/...