Sport

Shuhet legjenda Franz Beckenbauer, vdiq në moshën 78-vjeçare

Ndërroi jetë "Kaiseri" duke zhytur në zi botën e futbollit - Më 2 janar , një dokumentar për jetën e tij u shfaq premierë në rrjetin televiziv gjerman ARD.

8 Janar 2024, 17:41 Nga DOSJA
Shuhet legjenda Franz Beckenbauer, vdiq në moshën 78-vjeçare

GJERMANI - Futbolli gjerman është më i varfër sot pasi “Kajzeri” legjendar Franz Beckenbauer u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare. Sipas njoftimit të familjes, “Cezari” ka ndërruar jetë në gjumë dje të dielën me familjen rreth tij. 

Njoftimi i familjes Beckenbauer në detaje:

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, ndërroi jetë të qetë në gjumë dje, të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Kërkojmë që të na lejoni të mbajmë zi në heshtje dhe të përmbahemi nga çdo pyetje.

Kujtohet se më 2 janar 2024, në rrjetin televiziv gjerman ARD u shfaq premierë një dokumentar mbi jetën e Franz Beckenbauer .

Me rastin e dokumentarit, vëllai i Walter kishte treguar se gjërat nuk shkojnë mirë për Franz-in. “Do të gënjeja nëse do të thoja se ishte mirë dhe nuk më pëlqen të gënjej. Nuk po shkon mirë, kjo është e vërteta. Shëndeti përballet me ulje-ngritje të njëpasnjëshme”, tha vëllai i tij. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll