Aktualitet

Po vendosnin në punë makinerinë, plagoset inxhinieri dhe një punëtor në Elbasan (EMRAT)

Menjëherë pas incidentit ata janë transportuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas janë dërguar për një trajtim special në një spital privat.

8 Janar 2024, 20:58 Nga h.k
Po vendosnin në punë makinerinë, plagoset inxhinieri dhe një
foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, në uzinën e Kurumit në ish-Kombinatin Metalurgjik. Sipas burimeve ende të pa zyrtarizuara një inxhinier dhe një punëtor janë vrarë rëndë gjatë porvave të instalimit të një makinerie.

Të lënduarit janë David Elezi dhe Mikel Çaku. Ky i fundit është vëllai i ish-ministres së Arsimit, Evis Kushit. Menjëherë pas incidentit ata janë transportuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas janë dërguar për një trajtim special në një spital privat.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos njohjes së procesit teknologjik të makinerisë që inxhinieri dhe një punëtor po tentonin ta vinin në punë. Ndërkohë policia e Elbasanit ka dokumentuar ngjarjen e cila po hetohet nga Prokuroria.

aksident ne elbasan

Sondazh

Poll