Bota

Papa Françesku kundër praktikës së lindjeve surrogate: Fëmijë ende të palindur kthehen në objekt trafikimi

Në një fjalim për politikën e jashtme drejtuar ambasadorëve të akredituar në Selinë e Shenjtë, Françesku u ankua se viti 2024 kishte nisur në një kohë në të cilën paqja kërcënohet gjithnjë e më shumë, dobësohet dhe në një farë mase humbet, raportojnë mediat e huaja.

8 Janar 2024, 21:06 Nga h.k
Papa Françesku kundër praktikës së lindjeve surrogate:
Foto ilustruese

ROMË-Papa e vlerësoi si një praktikë të neveritshme të amësisë zëvendësuese ose komecializëm të shtatzanisë që kërcënon dinjitetin njerëzor. Papa Françesku bëri thirrje të hënën për një ndalim universal të praktikës së lindjeve të njohura si surrogate. Përmes kësaj procedure një nënë mbetet shtatzanë për llogari apo me kërkesë të një familejeje tjetër. Papa e vlerësoi si një praktikë të neveritshme të amësisë zëvendësuese ose komecializëm të shtatzanisë që kërcënon dinjitetin njerëzor.

Në një fjalim për politikën e jashtme drejtuar ambasadorëve të akredituar në Selinë e Shenjtë, Françesku u ankua se viti 2024 kishte nisur në një kohë në të cilën paqja kërcënohet gjithnjë e më shumë, dobësohet dhe në një farë mase humbet, raportojnë mediat e huaja.

Duke përmendur luftën e Rusisë në Ukrainë, luftën Izrael-Hamas, migrimin, krizat klimatike dhe prodhimin imoral të armëve bërthamore dhe konvencionale, Françesku dha një listë të sëmundjeve që prekin njerëzimin dhe shkeljen në rritje të ligjit ndërkombëtar humanitar që i lejon ato.

Por Françesku renditi gjithashtu çështje të shkallës më të vogël që ai tha se ishin kërcënime për paqen dhe dinjitetin njerëzor, duke përfshirë edhe zëvendësimin. Ai tha se jeta e fëmijës së palindur duhet të mbrohet dhe jo të shtypet apo të kthehet në objekt trafikimi.“Unë e konsideroj të neveritshme praktikën e të ashtuquajturës amësi zëvendësuese, e cila paraqet shkelje të rëndë të dinjitetit të gruas dhe fëmijës, bazuar në shfrytëzimin e situatave të nevojave materiale të nënës”, deklaroi Papa Françesku.

papa francesku

Sondazh

Poll