Sport

Georgina Rodríguez, përsëri nënë? Ja fotot në të cilat shfaqet një bark fillestar

Nëse është e vërtetë, kjo do t'i jepte fund informacioneve të publikuara muaj më parë, ku ishin të shpeshta debatet mes çiftit…

8 Janar 2024, 16:34 Nga DOSJA

Georgina Rodríguez, përsëri nënë? Ja fotot në

ARABIA SAUDITE - Nëse disa ditë më parë temë e bisedës ishte kriza në marrëdhënien e Georgina Rodríguez-it dhe Cristiano Ronaldo-s, tani janë rrjetet që, nisur nga publikimi i fundit i modeles argjentinase, kanë paralajmëruar për një shtatzëni të mundshme. 

Në publikimin e saj të fundit pas festave të Krishtlindjeve, ajo ka publikuar një foto në një avion privat, të shoqëruar me tekstin e mëposhtëm: “Familja ime, jeta ime”,- shkruan ajo bashkë me disa imazhe me fëmijët dhe miqtë e tjerë të familjes.

Pas publikimit, disa prej ndjekësve të saj, janë inkurajuar ta pyesin drejtpërdrejt edhe pse ajo, si zakonisht, nuk i është përgjigjur asnjërit prej tyre. Disa prej tyre e komentojnë: “Në pritje të bebit!”; "apo puthja në bark, sepse ka një fëmijë rrugës?" 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Në këtë kuptim, ia vlen të kujtojmë se psikika Mhoni ka rrëfyer se Cristiano Ronaldo do të bëhej baba në vitin 2024 dhe nëse publikimet e partnerit të saj janë të vërteta, kubania do të kishte të drejtë.

Nëse është e vërtetë, kjo do t'i jepte fund informacioneve të publikuara muaj më pare, ku ishin të shpeshta debatet mes çiftit, si dhe marrëdhëniet e tensionuara të Georgina me familjen e Cristiano Ronaldos dhe lodhja e futbollistit për shkak të stilit të jetesës luksoze të nënës së fëmijëve të tij. 

Diçka që nuk do të ishte plotësisht e vërtetë, duke gjykuar nga komentet e motrës së Cristianos në fotot e Georgina, duke bërë të qartë se ata e adhurojnë njëri-tjetrin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll