Bota

BE në hall/ Michel paralajmëron tërheqjen nga presidenca nëse zgjidhet eurodeputet, vendimi i hap derën Orbanit në krye të Këshillit Europian

Vendimi i papritur do të thotë se krerët e qeverive të BE-së, të cilët së bashku emërojnë presidentin e këshillit, janë nën presion të madh për të rënë dakord për një pasardhës të Michel përpara 1 korrikut, kur Hungaria do të marrë përsipër presidencën e rradhës gjashtëmujore të këshillit, shkruajnë mediat e huaja. 

7 Janar 2024, 20:16 Nga A.TH
BE në hall/ Michel paralajmëron tërheqjen nga presidenca
Charles Michel dhe Viktor Orban

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel,bëri te ditur se ai do të kandidojë si eurodeputet në zgjedhjet evropiane të qershorit dhe do të tërhiqet nëse zgjidhet, duke ndezur një garë për ta zëvendësuar atë ose rrezikon që roli t'i kthehet kryeministrit nacionalist të Hungarisë, Viktor Orbán.

“Kam vendosur të kandidoj në zgjedhjet evropiane në vitin 2024. Nëse zgjidhem, do të zë vendin tim në Parlamentin Evropian. Këshilli Evropian mund të parashikojë dhe emërojë një pasues deri në fund të qershorit, në fillim të korrikut," tha ai, duke shtuar se ai do të kandidojë si kandidati kryesor për partinë e tij të qendrës së djathtë Belge Lëvizja Reformiste.

Vendimi i papritur do të thotë se krerët e qeverive të BE-së, të cilët së bashku emërojnë presidentin e këshillit, janë nën presion të madh për të rënë dakord për një pasardhës të Michel përpara 1 korrikut, kur Hungaria do të marrë përsipër presidencën e rradhës gjashtëmujore të këshillit, shkruajnë mediat e huaja. 

Sipas rregullave të BE-së, në mungesë të një presidenti të përhershëm të këshillit, post, i cili përfshin kryesimin e mbledhjeve të këshillit dhe parlamentit, është thelbësor për formimin e komisionit të ri që i takon shtetit anëtar që mban presidencën e rradhës. Kjo bën që Orban, i cili është akuzuar vazhdimisht se ka mbajtur peng mbështetjen evropiane për Ukrainën, në mënyrë efektive drejtues të Këshillit.

Alberto Alemanno, një profesor i së drejtës së BE-së në Kolegjin e Evropës tha se vendimi ishte jo vetëm egoist, por edhe i papërgjegjshëm. Sipas tij, të lësh Orbanin në krye të Këshillit, qoftë edhe përkohësisht është edhe më problematike dhe e papërgjegjshme. Eurodeputetja holandeze, Sophie in’t Veld, akuzoi Michel për braktisjen e anijes. 

charles michel viktor orban

Sondazh

Poll