Bota

Rrjedhje informacioni për sekretet e sigurisë kombëtare? Netanyahu kërkon testin e së vërtetës për zyrtarët e lartë izraelitë

Komentet e kryeministrit erdhën pak ditë pasi një mbledhje e qeverisë u pasqyrua me detaje nga shtypi. Në këtë mbledhje pati debate të ashpra për planin e Gazës së pasluftës midis anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe drejtuesve të ushtrisë izraelite

7 Janar 2024, 18:21 Nga A.TH
Rrjedhje informacioni për sekretet e sigurisë kombëtare?
Benjamin Netanyahu

IZRAEL-  Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kërkoi sot që anëtarët e kabinetit dhe zyrtarët e rangut të lartë që ndjekin diskutimet për çështjet e sigurisë kombëtare duhet të detyrohen t'i nënshtrohen testeve të detektorit të gënjeshtrës ose i njohur ndryshe si testi i së vërtetës. Këtë kërkesë, kryeministri e justifikoi me faktin që shumë prej detajeve të diskutimeve të qeverisë po ndahen me shtypin.

“Kemi një rrjedhje dhe informacioneve dhe unë nuk jam i gatshëm të vazhdoj kështu, prandaj kërkova promovimin e një ligji që të gjithë ata që ulen në kabinete dhe diskutime për sigurinë, duke përfshirë radhët politike dhe profesionale, do t'i nënshtrohen një poligrafi”, u shpreh Netanyahu sipas mediave të huaja.

Komentet e kryeministrit erdhën pak ditë pasi një mbledhje e qeverisë u pasqyrua me detaje nga shtypi. Në këtë mbledhje pati debate të ashpra për planin e Gazës së pasluftës midis anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe drejtuesve të ushtrisë izraelite

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll