7 Janar 2024, 16:40
Nga a.l
Hasan Dakaj
KOSOVË- Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj i cili u arrestua të premten e kaluar (5 janar) nga autoritetet serbe në Merdarë, është transferuar në qendrën kryesore të paraburgimit në Beograd. Lajmin e ka bërë me dije avokati i tij, Xhevdet Smakiqi nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Informatat e fundit për rastin e arrestimit e Hasan Dakajt që i kam marrë janë se tashmë Hasan Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kurshumli në qendrën kryesore të paraburgimit në Beograd në rrugën “Baçvanska””, shkruan ai në postimin e tij.
Sipas tij, Prokuroria e Serbisë pretendon se Hasan Dakaj ka kryer krime lufte në vitin 1999.
“Pjesëtari i UÇK-së Hasan Dakaj pretendohet nga Prokuroria serbe se kinse ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte si 19 vjeçar. Sipas detyrës zyrtare Hasan Dakaj i është caktuar një avokat nga Serbia, ku në intervistimin para prokurorit serb Hasan Dakaj është deklaruar i pafajshëm edhe për faktin se fare nuk ka qenë në ato lokacione sipas dyshimeve te prokurorisë së Serbisë dhe se është ngatërruar në identitet me di kënd tjetër”, u shpreh Smakiqi.
Ish-luftëtari i UÇK-së, së bashku me vëllain e tij Xhevit Dakaj ishin nisur drejt Italisë por u ndaluan dhe arrestuan në pikën kufitare të Merdares teksa hynin në territorin serb. Kosova kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve për të ndërhyrë në lirimin e të arrestuarit.
hasan dakaj
Bota
5 Janar 2024, 17:13
a.l
Gjermani
GJERMANI- Në Gjermani fillon nesër me 8. janar protesta e madhe e fermerëve. Shoqatat kanë kërkur që djathtistë...
Bota
7 Janar 2024, 13:32
r.ll
foto nga gaza
GAZË- Ushtria izraelite sinjalizoi se ka përfunduar luftimet e mëdha në veri të Gazës, duke thënë se ...
Bota
7 Janar 2024, 11:50
r.ll
foto ilustruese
PEKIN- Kina ka vendosur sanksione ndaj pesë kompanive amerikane të fushës së mbrojtjes, në përgjigje të ...
Bota
7 Janar 2024, 10:12
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Ndërsa ende nuk dihet asgjë për fatin e mbi një mijë e 600 personave të zhdukur gjatë luft&...
Bota
7 Janar 2024, 10:01
r.ll
Josep Borrell
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e Kosovës dhe Serbisë që zyrtarisht të njohin targat e makinave t&...
Bota
7 Janar 2024, 09:40
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Tre muaj më parë, duke folur me qytetarët e tronditur nga një ditë e tmerrshme sulmesh nga Hamas...
Bota
7 Janar 2024, 09:27
r.ll
charles michel
BRUKSEL- Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel do të kandidojë në zgjedhjet për Parlamentin Ev...
Bota
7 Janar 2024, 08:36
r.ll
foto nga japonia pas termetit
JAPONI- Një grua rreth 90 vjeç është gjetur e gjallë nën rrënoja pesë ditë pas...
Bota
7 Janar 2024, 08:32
r.ll
kate cox
TEKSAS- Gratë që kërkojnë abort në shtetin e Teksasit po përballen me opinione juridike kontradiktore, se kush kuali...
Bota
7 Janar 2024, 08:12
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Në fund të dhjetorit SHBA i ofruan Ukrainës të sulmuar nga Rusia edhe nj&eu...